Lajmi i fundit

LIVE-Protesta e 116-të/ Shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

‘Rama jep dorëheqjen’! - Shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Shteti ka rënë

‘Rama jep dorëheqjen’! - Shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Shteti ka rënë

19:06, 23/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vijon në të116-të ditë protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Tiranë.

Organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës së përditshme, ndërsa qytetarët po mblidhen në kryeqytet në sheshin ‘Skënderbej’ për të vijuar më pas me marshimin në rrugët e Tiranës.

Protesta pritet të zhvillohet me fjalime të aktivistëve dhe qytetarëve, përpara nisjes së marshimit.

Gjatë tubimeve të fundit janë përsëritur thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi” dhe “Arrestoni Ramën”, “Shteti ka rënë”, “arrestoni Ballukun”, ndërsa protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe kundër korrupsionit dhe për ndryshimin e mënyrës së përfaqësimit politik.

Një tjetër thirrje e përsëritur gjatë marshimeve ka qenë “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”, me organizatorët që kërkojnë pjesëmarrje sa më të gjerë qytetare.

Në fjalimet e ditëve të fundit janë trajtuar edhe çështje të tjera politike, përfshirë mënyrën e përfaqësimit në Kuvend, Reformën Territoriale, zonat e mbrojtura, Paketën e Maleve dhe investimet strategjike.

Organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e protestave dhe marshimeve në kryeqytet.

Sipas tyre, qëndresa do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit mbetet në qendër të tubimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco