Nga Valentin Lumaj
Dëshmitari 1
“Ju malësorët keni dy gjëra që s’ua dini vlerën, malet dhe gratë”, ka thënë Edi Rama në një darkë me malësorë pas takimit me anëtarët e Partisë Socialiste. Këtë deklarim të Ramës e dëshmuan disa persona prezentë në darkë.
Kjo është një batutë e ulët dhe e ndyrë, fyese, tallëse dhe pa respekt ndaj malësorëve të Malësisë së Madhe, sidomos ndaj atyre që ishin prezentë.
Dëshmitari 2 (nga takimi në Marriott):
Një djalë i ri, Arti Tamburi, profesor, bëri një koment dhe një pyetje me shumë edukatë. Le që pyetjes së profesorit, Rama nuk i dha përgjigje, por e quajti Artin ekstremist, disa të tjerë e quajtën fashist. Rama i tha Artit se idetë e tij nacionaliste nuk i duhen as dreqit, as Shqipërisë, jo e jo. Profesori vazhdoi të përgjigjej nga karrigia edhe pasi ia fikën mikrofonin.
Disa karrige më tej ishte një vajzë, e cila po e filmonte fjalën e Tamburit. Asaj iu afruan një burrë dhe një grua nga stafi i Ramës dhe i dhanë “urdhër” të dorëzonte telefonin. Ajo iu kthye: “Telefonin nuk e dorëzoj, sikur të më tërhiqni zvarrë”.
Dëshmitari 3:
Rama pranoi vetëm 6 pyetje dhe shumë prej tyre i bënë fresk. Llap-llap dhe nuk u ndërprenë. Një vajzë e re nga Shqipëria administrative tha me shumë edukatë: “Kam këtu 5 vjet dhe nuk ka ditë që nuk zgjohem dhe mendoj të rikthehem, por një gjë që më tremb është mungesa e pajisjeve mjekësore në spital, sepse nëna dhe unë vetë kemi qenë të sëmura. Çfarë keni për t’u thënë të rinjve që duan ta bëjnë jetën në atdhe dhe të rikthehen?”
Ky u tërbua. Rama iu vërsul plot mllef: “Pse unë e kam për detyrë të të bind të kthehesh? Paske mbetur gazetare e Shqipërisë. Po deshe të kthehesh sa jam unë aty, kthehu, por jam i martuar dhe nuk ke shans me mua të takohemi”.
Rama bëri një koment tjetër se kishte takuar shqiptarë me biznes këtej, që kishin punësuar 40 bjonde dhe të 40-ta, tha, ishin shumë të entuziazmuara që punonin për shqiptarë. “E shikoni? Kush nuk do ta donte këtë fat, të kishte kaq shumë bjonde në punë”. Komente misogjiniste dhe ordinere.
Një pyetje ishte për plan afatgjatë për ribashkim të trojeve dhe përshpejtim të pasaportizimit për shqiptarët jashtë Shqipërisë administrative.
Përgjigjja nga Ramoviçi ishte kjo: “Çfarë ribashkimi? Cilat troje? Ne duhet të bashkohemi me grekë, serbë, malazezë e bullgarë për t’i bërë ballë pushtimit alien që parashikohet”.
Dëshmitari 4:
Salla ishte e mbushur plot patronazhistë dhe atmosfera e ndjerë dhe armiqësore. Vetëm 6 pyetje u lejuan dhe shumë i bënë fresk Ramës. Salla ishte e mbushur me patronazhistë nga listat e mbyllura. Rreshtat e parë ishin me ministrat e stafin e vet. Kishte marrë me vete ekip sigurie që bënin presion dhe intimidonin njerëzit që merrnin video. I pashë duke marrë telefonin nga dora dhe bërtitur se nuk lejohen incizimet dhe duhen fshirë urgjentisht.
© SYRI.net
‘Ministri i krimit’/ I riu: SPAK të mos e lejojë Edi Ramën të bëjë një drejtësi si pazar politik! Nesër te parlamenti
Qytetarët mbyllin fjalimet, nisin marshimin nëpër Tiranë: Rama, jepe dorëheqjen!
‘Për 10 ditë Rama do ikë, fjalë burrash’/ Thirrja e nënës për të rinjtë: Mos rrini në kafe, ejani këtu