Teksa në media kanë rrjedhur informacione, lidhur me dosjen Agasi-Hyseni, për gazetarin Andi Tela, i gjithë materiali po përpiqet të serviret si një histori rozë mes Agasit dhe ish drejtoreshës së SHISH.
I ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv, Tela tha se nga dy faqet e nxjerra nga SPAK, krijohet ideja sikur drejtoresha e SHISH ka një të dashur që kërkon ta ndihmojë.
Pavarësisht se vetë Vlora Hyseni e ka cilësuar Ergys Agasin si një bashkëpunëtor të SHISH, për Telën është e pamundur që një drejtuese institucioni të mbajë kontakte me një bashkëpunëtor, ndërsa kjo u takon drejtorive operative.
Sipas Telës, Ergys Agasi i ka kërkuar drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni të përgjojë personazhe të tjerë për llogari të tij.
E kam parë informacionin, janë materiale formati A4, dhe informacioni i shpërndarë sot është info e dy faqeve. Është servirur sepse në këto faqe mbizotëron historia rozë Hyseni-Agasi, dy të dashuruar që komunikojnë 70 thirrje, në një aplikacion të zakonshëm. Ka 508 komunikime, foto, videocall dhe kemi 3-4 sms që SPAK ka zgjedhur t’i fusë në këto faqe.
Krijohet ideja se kemi drejtoreshën e SHISH që ka një të dahsur e do ta ndihmojë. Në makinë e Agasit janë gjetur 9 faqe të shkresave të SHISH dhe për këtë është pyetur Hyseni, e pyetur për raportin me Agasin, e ka cilësuar një bashkëpunëtor.
Drejtoresha e SHISH s’duhet të ketë kontakte me bashkëpunëtorin, janë njësitë operative. Pjesa tjetër e sms të bën të kuptosh që ka raport të ngushtë, telefonata të përditshme dhe mund të shitet si raport rozë. Kështu u servir në momentet e para, është raport mes 2 partnerëve. Në hetimet e SPAK ka momente ku Agasi i kërkon Hysenit të përgjohen personazhe të tjerë për llogari të tij.
© SYRI.net
‘Ministri i krimit’/ I riu: SPAK të mos e lejojë Edi Ramën të bëjë një drejtësi si pazar politik! Nesër te parlamenti
Qytetarët mbyllin fjalimet, nisin marshimin nëpër Tiranë: Rama, jepe dorëheqjen!
‘Për 10 ditë Rama do ikë, fjalë burrash’/ Thirrja e nënës për të rinjtë: Mos rrini në kafe, ejani këtu