Për analistin dhe gazetarin, Enton Abilekaj, tanimë Policia e Shtetit është në duart e Ergys Agasit, sikurse institucionet e tjera, AKSHI, SHISH, Kadastra, etj.
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, Abilekaj tha se tashmë të gjitha të dhënat e qyetarëve shqiptarë, përfshirë pronat, informacionet personale dhe hyrje-daljet në TIMS janë në duart e një personi të vetëm.
Abilekaj e konsideron të paimagjinueshme që një institucion si SHISH, në vend që të ndihmojë organet ligjzbatuese kundër krimit, u shet informacione sekrete këtyre të fundit.
Një njeri si Ergys Agasi ka në dorë Policinë e Shtetit. Nëse je një qytetar që ke marrëdhënie me shtetin dhe mendon se je i mbrotjur përmes instiucioneve të pavarura, dmth një kryeminsitër s’e di çfarë pronash ke ti, çfarë hyrje daljesh bën ti, s’mund të të përgjojë tel, nëse administrata civile do jetë vërtet e tillë.
Në Shqipëri që Rama i kapërcen këto pengesa, Ergys Agasi pa status, i pazgjedhur, kishte TIMS, Policinë, gjendjen civile, AKSHI-n në dorë dhe info e tua, ti merr vesh nga certifikata jote familjare, te hipotika të dinte pronën e kujtdo, nëse do ishte nevoja i jepte urdhër njeriut të zemrës të bënte përgjim pa vendim gjykate. Dhe SHISH mund ta bëjë. Je i hapur para tij si faqe libri. Një njeri që në vend të punojë për shtetin punon për atë që shkatërrojnë shtetitn.
Njeriu që ka infot e shtetit shqiptar në dorë është në arrest shtëpie, cfarë të themi më sot, a ka shqiptarë që s’e sheh këtë si detyrim i qytetarit me shtetin, shteti ka rënë në një pikë që s’e mendonte kush që ndodhte më parë. Problemi është ndaj reagimit të qeverisë. Kur shteti ia bën si dhuratë krimit si ushqim dite, problem është reagimi qytetar.
Nëse do kishinin minimumin e përgjegjësisë s’do e kishin bërë këtë. Por për hir të pushtetit e parasë kanë shitur çdo miminiom ndërgjegje. Ka pasur korrupsion në zyrtarë të lartë, por s’ka ndodhur ndonjëherë të shkëmbejnë info e puthje me krimin. S’ka ndodhur që SHISH të shkëkmbejë info me kriminelin. E dinë të gjithë lidhjet e Agasit dhe në favor të kujt punonte, dhe kujt i jepte info. E pamundur ta mendosh që info e SHISH janë shitur te bandat.
© SYRI.net
‘Ministri i krimit’/ I riu: SPAK të mos e lejojë Edi Ramën të bëjë një drejtësi si pazar politik! Nesër te parlamenti
Qytetarët mbyllin fjalimet, nisin marshimin nëpër Tiranë: Rama, jepe dorëheqjen!
‘Për 10 ditë Rama do ikë, fjalë burrash’/ Thirrja e nënës për të rinjtë: Mos rrini në kafe, ejani këtu