Lajmi i fundit

LIVE-Protesta e 116-të/ Shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Skandali i SHISH, Kalaja: Sot mafia drejton të gjithë institucionet e shtetit shqiptar

15:38, 23/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Juristja Adriana Kalaja ka qene e ftuar ne edicionin e mesditës në Syri tv në një bisedë me moderatoren Sibora Elezi. Ajo ka komentuar zhvillimet e fundit në vend pas skandalit të madh me ish drejtuesen e SHISH dhe lidhjet e krimit, bandave me qeverinë.

Sipas juristes së njohur mafia drejton të gjithë institucionet e shtetit shqiptar.

Sibora Elezi: Rekrutimi i emrit të Vlora Hysenit nga Kosova në Shqipëri, çfarë ndodh me procedurat, pasi është shkarkuar atje dhe ajo vjen këtu dhe i besohet ky post kaq i rëndësishëm.

Adriana Kalaja: Prandaj edhe po të shikoni, e gjithë media që paguhet nga inceneratorët inegzistentë, nga krimi i organizuar, po vijojnë këto ditë por jo vetëm që, e para, të na e paraqesin si diçka normale.
E dyta mazhoranca e inkriminuar deri në ekstrem, të na e paraqesë si ‘sukses’ të reformës në drejtësi.

Dhe e treta, ajo çka është më e rëndësishme në interes të publikut, është se kjo jo vetëm nuk është e rastësishme, por pozicione të tilla në institucione të tilla me rëndësi kaq të madhe jo vetëm për sigurinë kombëtare, por edhe si një shtete aleat i NATO-s, duhet të kalonin nëpër një filtër shumë të fortë dhe pse jo edhe nëse ne do të kishim dëshirë që ne 3.8 milionë shqiptarë që kemi të regjistruar të zgjidhnim një qytetare të Kosovës, asnjë lloj problemi, por minimalisht për sa kohë që kishim një masë sanksioni ndaj kësaj shtetaseje kosovare në si institucion që duhej bërë filtri nga ana e Kryeministrisë dhe pastaj nga ana e presidentit të Republikës.

Pse e them këtë. E them se në këndvështrimin tim, së pari qarqet antishqiptare, përveç grupeve kriminale... Pra unë mendoj që nuk duhet ta kemi fokusin vetëm në iniciativën që kanë grupet kriminale, tashmë të bëra një me institucionet drejtuese.

Kjo është një iniciativë e qarqeve antishqiptare, pavarësisht se si mundohet të na shitet apo si perceptohet në publik, ky është një investim i qartë i  Vuçiçit, i Serbisë që në krye të SHSH të ishte pikërisht një person me një problematikë shumë të madhe në të kaluarën. Sepse këtë persona e nderuar që kanë dosjet, janë persona të cilët shantazhohen lehtë manipulohen lehtë dhe janë të gatshëm, të bëjnë çdo gjë nën urdhra. Për të mos e harruar publiku Vlora Hyseni. Fillimisht ka punuar për një periudhë gati dy vjeçare si këshilltare në kryeministri për çështjet e sigurisë.

Dhe ndërkohë nga ana tjetër edhe për interes të publikut dua të them se në këtë pozicion, pra për të kuptuar rëndësinë e asaj çfarë ka ndodhur dhe për të të thënë që ne sot jemi në atë çfarë kemi denoncuar me kohë sidomos zoti Berisha që sot jemi në një shtet jo tashmë të kapur nga mafia, por sot mafia dhe krimi drejtojnë të gjithë institucionet e shtetit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco