Lajmi i fundit

LIVE-Protesta e 116-të/ Shqiptarët në revoltë kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

‘Hallkat e shtetit nuk funksionojnë’, Eksperti: Institucionet kanë dështuar të garantojnë sigurinë

14:57, 23/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, ekperti i sigurisë Ergys Muzhaqi, deklaroi se problemet e sigurisë në vend nuk janë të reja dhe se dobësitë e institucioneve shtetërore janë denoncuar prej vitesh.

Duke komentuar shqetësimet që lidhen me sigurinë dhe krimin kibernetik, Muzhaqi tha se specialistët kanë paralajmëruar prej kohësh për problematika të ngjashme në disa prej hallkave të sistemit shtetëror.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar, por për një problem që prek disa hallka të një zinxhiri kriminal.

Eksperti theksoi gjithashtu se këto problematika janë denoncuar politikisht, publikisht dhe në institucionet përkatëse, ndërsa disa prej titullarëve politikë kanë bërë denoncime edhe në SPAK.

Muzhaqi u ndal edhe te funksionimi i institucioneve të sigurisë dhe veçanërisht te SHISH-i, duke theksuar se natyra e këtij institucioni e kufizon informacionin që bëhet publik.

Ai tha se, sipas dijenisë së tij, SHISH-i ka ngritur zyrtarisht shqetësime lidhur me rritjen e prodhimit dhe trafikimit të kanabisit dhe drogave të forta.

“Kush na mbron ne?”, ishte pyetja e ngritur nga eksperti i sigurisë, i cili e cilësoi situatën të rëndë dhe deklaroi se prej kohësh “hallkat tona më të rëndësishme nuk funksionojnë si shtet”.

Pjesë nga intervista:

Faktikisht, guximi që ne kemi ndaj të gjitha rreziqeve të mundshme edhe nga pjesë të seksioneve të brendshme, nuk është Liri, thjesht u denoncua dhe u bë publike tashmë me urdhrin për arrest shtëpie, por specialistë, sidomos të krimit kibernetik, të cilët kemi ndarë herë pas here edhe tuajat, edhe panele të tjera, e kanë përmendur prej kohësh lidhjen që ka, problematikë të ngjashme si AKSHI apo të ngjashme me të, me dobësinë e shërbimit informativ dhe të hallkave të tjera shtetërore të qarkut tonë të brendshëm. Pra, nuk është që duhet ta marrim kështu lehtë, që ja, doli diçka dhe presim që ka dhe diçka më shumë përtej kësaj.

Kjo është vazhdë e shumë e shumë hallkave të një zinxhiri kriminal, prej disa vitesh tashmë, që vazhdimisht denoncohet. Denoncohet politikisht, publikisht, denoncohet me anë të specialistëve dhe sigurisht disa prej nesh, pra, titullarë politikë, kanë bërë edhe denoncime në SPAK, institucione përkatëse. Kush na mbron ne? Faktikisht, kjo është një hallkë e rëndësishme dhe e rëndë. Situata me të cilën përballemi është e keqe dhe, për më tepër, me sa kuptoj, zonja Hyseni nuk më duket se ka dhe ndihmës për momentin, e ka lënë në ngrirje, e ka lënë bosh vakancën dhe nuk e ka plotësuar. E bën akoma dhe më absurd problemin, akoma më të rëndë dhe të bezdisshëm. Faktikisht, ka kohë që hallkat tona më të rëndësishme nuk funksionojnë si shtet.

Fillimisht, unë dua ta lidh me natyrën e institucionit SHISH. SHISH-i është një institucion këshillimor, nuk ka atribute ekzekutive siç ka Policia e Shtetit. E dyta, në mënyrën e konceptimit, strukturimit dhe funksionimit të tij është sekreti, është fshehja e informacionit dhe kanalizimi i tij vetëm nëpër institucione të cilat janë të autorizuara, si komunikimi me SHISH-in që është prapë konsultativ. Që do të thotë, është e natyrshme që SHISH-i mos të ketë vëmendje mediatike, mos të ketë vëmendje publike edhe jashtë mediave, sepse e tillë është natyra e këtij institucioni. Në dijeninë time, edhe mediat janë vënë në dijeni herë pas here, edhe pse rrallë, të shqetësimeve që SHISH-i ka ngritur zyrtarisht për sa i përket mënyrës si po zhvillohej dhe po rritej prodhimi e trafikimi në mënyrë masive edhe i kanabisit, edhe i drogerave të forta. E kanë shprehur këtë shqetësim, që ishte gjë e rrallë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco