Qytetarët janë mbledhur sërish këtë të mërkurë para Kryeministrisë në ditën e 116 të protestës, ku kanë mbajtur fjalimet e tyre, të cilat tashmë janë bërë traditë. Gjatë protestës, aktivistët kanë bërë thirrje për t’u mbledhur ditën e nesërme në të njëjtën kohë kur deputetët pritet të mbërrijnë për seancën plenare.
Aktivisti Gent Progni u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen rreth orës 09:00 para Parlamentit. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në protestë duke përmendur situatën ekonomike, shpenzimet familjare dhe çmimin e karburantit. Ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që në protestën e nesërme të kenë me vete “armët” e tyre: vezë, kastraveca dhe domate.
Gent Progni: Nesër në 09:00 mos harroni tek parlamenti. Mund të kapim aty Ulsiun, këdo tjetër parlamentar. Nëse nuk keni arsye për këto emra, hapni llogarinë bankare e shikoni sa lekë ju kanë ngelur.
Shikoni sesa ka shkuar çmimi i karburantit, nëse nuk iu mbush mendjen as kjo, shikoni miqtë tuaj në çfarë gjendje janë. Dilni për fëmijën tuaj, familjen tuaj, makinën tuaj.
Nëse jemi shumë, do ju dridhen këmbët. Mos harroni me vezë me vete dhe me kastravec e domate. Dilni nesër se mund ta bëjmë ndryshimin.
