Arrestohet në Itali 47-vjeçari i dënuar me 15 vite burg në Shqipëri
Autoritetet italiane kanë arrestuar Alok Mittra, 47 vjeç, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ai pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, pasi në vitin 2024 është dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Posaçme.
Mittra është dënuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas hetimeve, 47-vjeçari ishte pjesë e një grupi kriminal që, gjatë një periudhe rreth gjashtëmujore në vitet 2023-2024, organizoi kalimin e paligjshëm të rreth 253 shtetasve nga Bangladeshi drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Shtetasit bangladeshas, sipas policisë, silleshin fillimisht në Shqipëri nga Dubai. Më pas, përmes kontratave fiktive të punës, pajiseshin me leje qëndrimi shqiptare dhe përdornin këto dokumente për të vijuar udhëtimin drejt vendeve të BE-së.
Në këtë skemë, Mittra dyshohet se kishte rol në shoqërimin, transportimin dhe akomodimin e shtetasve të huaj gjatë lëvizjes së tyre.
Arrestimi në Itali i 47-vjeçarit i hap rrugë procedurave për ekstradimin e tij në Shqipëri, ku duhet të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme.
Vijon protesta në Tiranë në ditën e 116-të, nesër tubim para Kuvendit
Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu
Tatimet vijojnë rimbursimin e tatimit të mbipaguar, rreth 2200 përfitues
- 20:57 Çfarë po planifikon PD? Gazetari: Berisha kërkon aksion më të ashpër në Parlament dhe jashtë tij
- 20:48 Vijon protesta në Tiranë në ditën e 116-të, nesër tubim para Kuvendit
- 20:28 Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu
- 20:16 Administrata Trump po përgatit planin për ndalimin 90-ditor të eksporteve të naftës
- 20:11 Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI
- 20:05 Shtetet Baltike i kërkojnë BE-së 500 milionë euro për mbrojtjen kundër dronëve