Policia e Romës ka arrestuar me qëllim ekstradimin Alok Mittrën, 47 vjeç, i cili në vitin 2024 është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 15 vite burg për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufijve, falsifikim dokumentesh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Sipas hetimeve, Mitra ishte pjesë e një grupi kriminal që gjatë viteve 2023-2024 organizoi kalimin e paligjshëm të rreth 253 shtetasve nga Bangladeshi, kundrejt përfitimeve financiare.
Shtetasit e huaj silleshin në Shqipëri nga Dubai dhe pajiseshin me kontrata pune fiktive për të siguruar leje qëndrimi. Pas marrjes së dokumenteve, ata niseshin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Sipas Policisë, gjatë këtij aktiviteti kriminal, Mittra shoqëronte shtetasit e huaj dhe merrej me transportimin dhe akomodimin e tyre.
Interpol Tirana vijon procedurat me autoritetet italiane për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
“Si rezultat i bashkëpunimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Romës, u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Shqipëri:
-Alok Mittra, 47 vjeç, i kapur në Itali, të cilin, në vitin 2024, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet rezultoi se 47-vjeçari ishte pjesë e një grupi kriminal, i cili për 6 muaj në vitet 2023-2024, organizoi kalimin e kundërligjshëm të kufirit, të rreth 253 shtetasve nga Bangladeshi, kundrejt përfitimeve financiare. Shtetasit e huaj silleshin në Shqipëri, nga Dubai, dhe nënshkruanin kontrata pune fiktive për t’u pajisur me leje qendrimi. Sapo pajiseshin me këtë dokument, ata niseshin drejt shteteve të BE-së. Gjatë itinerarit të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi Alok Mittra shoqëronte shtetasit e huaj dhe merrej me transportimin dhe akomodimin e tyre.
Në bashkëpunim me homologët në Romë, Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e të dy shtetasve, në Shqipëri.”- njofton policia.













