web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërheqja e Rrahmanit, Muriqi zgjidhet kapiten te Kosova

23 Shtator 2026, 21:01, Sport CNA

Tërheqja e Rrahmanit, Muriqi zgjidhet kapiten te Kosova

Vedat Muriqi është emëruar si kapiteni i ri i Kosovës. Vendimi është konfirmuar nga trajneri Franco Foda gjatë konferencës zyrtare.

Sulmuesi merr shiritin e kapitenit pas tërheqjes së Amir Rrahmanit nga përfaqësuesja. Tekniku gjerman bëri me dije se zëvendëskapiten i dytë i "Dardanëve" do të jetë Mërgim Vojvoda.

Foda theksoi se ekipi ka synime të larta në këtë edicion, ku synimi primar mbetet qëndrimi në Ligën B. Trajneri u shpreh i kënaqur me përgatitjet taktike dhe integrimin e shpejtë të futbollistëve të rinj në grup.

Ndërkohë, menaxheri Bajram Shala konfirmoi se lojtarët si Erblin Osmani dhe Dion Kaçuri kanë kompletuar dokumentacionin përkatës.

Kosova do të luajë të enjten ndaj Irlandës, në duelin e parë të Ligës së Kombeve.





Lajmet e fundit nga