web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Del VIDEO/ Samir Mane me presidentin e FSHF-së në Itali në agroturizëm

23 Shtator 2026, 20:58, Aktualitet CNA

Biznesmeni Samir Mane ka ndarë në rrjetet e tij sociale një video ku shihet me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën në një agroturizëm në Itali.

Pamjet e sotme vijnë një kohë që mediat gjobëvënëse disa ditë më parë përhapën lajmë të rreme duke shkruajtur se Samir Manes nuk i lejohet të udhëtojë jashtë vendit.

Fillimisht u tha se ishte një avion privat, nuk u la një biznesmen i madh në Shqipëri të ikte, dhe më pas gjithçka e lidhën me emrin e Samir Manes. CNA zbuloi skemën, ashtu siç e tregoi pak ditë më parë.

Sot Samir Mane ndodhet në Itali dhe “fake news”-et e prodhuara bien poshtë për më pak se katër ditë. Gjithçka u vërtetua se ato ishin lajme jo vetëm të rreme por kishin dhe si qëllim dëmtimin e imazhit të biznesmenit.

CNA për këto raste ka filluar përgatitjen e një numri shkrimesh të vazhdueshme, materialesh të plota me intervista nga Dhoma e Tregtisë, nga gazetarë, nga shoqata gazetarësh, nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, nga shoqatat e bankave, nga Policia e Shtetit, nga Prokuroria e Përgjithshme.

Këto shkrime kanë qëllim trajtimin e një fenomeni, i cili është jo pak shqetësues për biznesin, për dëmin që i ka shkaktuar dhe i shkakton çdo ditë, por edhe për atë pjesë të qenësishme të gazetarisë që dëmtohet pafundësisht nga këto “fake news”-e, propaganda mashtruesish dhe gjobëvënësish. /CNA





Lajmet e fundit nga