web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U arrestua në Rusi/ Kush është 57-vjeçari që konsiderohej si "kumbari" i grupeve të trafikut të drogës?

23 Shtator 2026, 21:27, Kronika CNA

U arrestua në Rusi/ Kush është 57-vjeçari që

Salvatore alias Shpëtim Aliu, në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare është arrestuar në Rusi. Sipas njoftimit të policisë, 51-vjeçarit, në muajin qershor, 2026, Gjykata e Posaçme i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Por kush është Salvatore Aliu?

I konsideruar si “kumbari” i grupeve shqiptare të narkotrafikut i dyshuar për trafikun e 50 tonëve kokainë, Salvatore Aliu dyshohet se ka pastruar në Shqipëri të paktën 30 milionë euro të siguruara nga aktivitetet kriminale. Në të gjithë skemën e trafikimit të lëndës narkotike, Aliu ka shërbyer si hallka furnitore.

Ndërkohë figura kyçe, duket se ka qenë i vëllai, Isa Aliu i cili ka 4 kompani të ndryshme të përdorura për investime në blerje pasurish të paluajtshme, vila, apartamente apo dhe në ndërtime hotelesh në zona turistike të vendit. Për komunikimet e tij, Salvatore Aliu përdorte Sky Ecc, ndërsa njihej me emra të ndryshëm si “Dala”, “Qero”, “Qerosi”, “Viktori” apo “Albo Pelon”. 

Nga zbardhja e këtyre komunikimeve, në një bisedë në gusht të vitit 2020, me vëllain Isa Aliu, ky i fundit e njofton se kishte në gjendje 6 milion euro. Dy javë më pas, Salvatore njofton Isain se do të marrë edhe 20 milionë euro të tjera. Në pritje që paratë të investohen për t’u pastruar, ai e udhëzon vëllanë, se si t’i fshehë paratë, duke i sugjeruar, ndër të tjera dhe futjen e tyre në fuçi 50 litërshe e më pas groposjen.

Sipas raportimeve hetimi që çoi në zbulimin dhe identifikimin e Salvatore Aliut kishte nisur në maj të vitit 2020, pas një referimi nga policia.

Në rrjetin ku bënin pjesë dhe të huaj, Salvatore është identifikuar të ketë pasur rolin e drejtuesit, duke mbikëqyrur çdo hallkë të trafikut që nga sigurimi i kokainës, te financimi I ngarkesave dhe furnizimi i grupeve të tjera. 

Ai ishte figura qendrore që furnizonte me kokainë grupet e Shpëtim Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit. Salvatore Aliu dyshohet nga SPAK se furnizonte me drogë disa nga grupet kriminale shqiptare, mes tyre edhe organizatën e Çopjave. /CNA





Lajmet e fundit nga