Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

E RËNDË! Pësoi aksident të rëndë pasi u përplas me një dre, humb jetën futbollisti 20-vjeçar në Poloni (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
E RËNDË! Pësoi aksident të rëndë pasi u
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë i regjistruar këtë të hënë në Poloni, i ka marrë jetën futbollistit 20-vjeçar, Oskar Kordus. I riu ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip BMW, kur një dre është shfaqur në rrugë dhe fillimisht është përplasur me një tjetër automjet tip Volkswagen, përpara se të hidhej në korsinë e kundërt.

Përplasja ka qenë fatale, pasi dreri ka thyer xhamin e automjetit me të cilin po lëvizte pikërisht Kordus, çfarë solli dhe goditjen e rëndë ndaj këtij të fundit.

Ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë për të sjellë në jetë Kordus dhe falë përpjekjeve të stafit të emergjencës, gjithçka u vu nën kontroll për 20-vjeçarin. Mirëpo, zemra e Oskar Kordus pushoi së rrahuri rreth orës 22:30 të të njëjtës mbrëmje.

Sa i takon karrierës së tij, Kordus luante për Kania Gostyn, me të cilët ishte bashkuar në fillim të këtij sezoni, i transferuar nga Korona Piaski.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese