Lajmi i fundit

LIVE-Protesta e 116-të/ Qytetarët nisin marshimin: Rama jep dorëheqjen

Qytetarët mbyllin fjalimet, nisin marshimin nëpër Tiranë: Rama, jepe dorëheqjen!

Qytetarët mbyllin fjalimet, nisin marshimin nëpër Tiranë: Rama, jepe dorëheqjen!

20:49, 23/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Me mbylljen e fjalimeve përballë Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në Tiranë, në ditën e 116-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Protestuesit nga podiumi i ngritur përpafra godinës së qeverisë kanë bërë thirrje për largimin dhe dorëheqjen e Ramës, si një kërkesë e panegociueshme e tyre.

Qytetarët e shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke brohoritur njëzëri thirrje si “Shqipëria e shqiptarëve”, “Arrestoni Ramën”, etj.

“Rama, jepe dorëheqjen!” është një prej thirrjeve që shoqëron marshimin e qytetarëve.

Protestuesit vijojnë marshimin përgjatë rrugëve të kryeqytetit, ndërsa protesta e 116-të shënon vijimin e aksionit të tyre kundër qeverisë.

Është paralajmëruar se protesta nesër do të nisë para Kuvendit në 09:30, e më pas do të vijojë pasdite para Kuvendit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco