Një ngjarje e rëndë, pengmarrje, ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Nisë, pas një incidenti dhune në familje në një shtëpi në Rrugën Sofokleous nr. 20, ku bëhet me dije se një 49-vjeçar ka mbajtur peng gruan e tij duke e kërcënuar me thikë. Mediat greke shkruajnë se dy burri edhe gruaja kanë probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme dhe pas gati tre orësh “makthi” për gruan mori fund falë ndërhyrjes së autoriteteve vendase. Falë ndërhyrjes së policisë greke raportohet se gruaja 44-vjeçare arriti t'ua hapte derën policisë. Efektivët hynë me shpejtësi në apartament ku ajo ndodhej me bashkëshortin e saj 49-vjeçar , i cili u vu menjëherë në pranga.
Banorët e zonës janë shprehur për mediat vendase se dyshja prej kohësh marrin ilaçe psikotrope. Për incidentin e sotëm ata janë shprehur se fillimisht 49-vjeçari dhe 44-vjeçari u grindën, pastaj nga shtëpia e tyre po dëgjoheshin britma, e kështu fqinjët thirrën autoritetet.
Njëra prej fqinjeve tha se 49-vjeçari e kërcënoi dhe e mbylli në shtëpi, ndërsa shtoi se burri mund të ketë qenë i armatosur me thikë.
Në vendngjarje u vendosën forca të shumta policore të cilët, siç mund ta shikoni dhe më poshtë prangosën menjëherë burrin. Ndërsa bëhet me dije se për shkak të operacionit policor, Policia Rrugore devijoi qarkullimin e makinave në kryqëzimin e rrugëve Sophocleous dhe Vournova, duke paralizuar lëvizjen drejt Sophocleous.
