Mbledhja e kryesisë së PD, dalin detajet! Zbardhen propozimet
Kryesia e Partisë Demokratike dhe sekretariati i saj kanë përmbyllur mbledhjen, ku janë marrë një sërë vendimesh për riorganizimin e partisë dhe hapat politikë në Kuvend.
Sipas vendimeve të marra, përfaqësues të Kryesisë do të shpërndahen menjëherë në degët e PD-së, në kuadër të procesit të ripërtëritjes dhe organizimit të strukturave në të gjithë vendin.
Po ashtu, është vendosur që kandidatët për zgjedhjet e ardhshme vendore të përzgjidhen brenda dy javëve të para të tetorit.
Në vijim të vendimmarrjes së grupit parlamentar, Kryesia ka vendosur gjithashtu të depozitojë zyrtarisht në Kuvend draftin për reformën zgjedhore me 100 bashki, të hartuar nga ekspertët e Partisë Demokratike.
Gjatë mbledhjes janë diskutuar edhe hapat e ardhshëm politikë të opozitës. Burime sipas gazetarit Ardit Hoxha bëjnë me dije se është folur për organizimin e një proteste kombëtare, por pa u caktuar ende një datë apo vend për zhvillimin e saj.
Në diskutim ka qenë edhe ideja për paraqitjen e një mocioni mosbesimi ndaj kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, sipas të njëjtave burime, për këtë nismë nuk është marrë ende një vendim nga Kryesia e Partisë Demokratike.
Gazetarja zbulon detaje nga hetimet për Hysenin: Ndërkombëtarët kërkuan veprim nga SPAK
Çfarë po planifikon PD? Gazetari: Berisha kërkon aksion më të ashpër në Parlament dhe jashtë tij
Kapet në Rusi ‘bosi’ shqiptar i ‘kartelit’ te drogës Shpëtim Aliu
- 22:32 Eksperti i sigurisë: Duhej të gjendej një mekanizëm që Vlora Hyseni të dorëhiqej para se t’i jepej masa e arrestit
- 22:24 Reali në alarm, dyshja Mbappe dhe Vinicius me statistika negative
- 22:22 Ancelotti zbulon problemin e Brazilit: Lojtarët që transferohen në Europë nuk luajnë!
- 22:19 40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore
- 22:19 “Njeri pa asnjë lloj kontributi”, ish-drejtuesi në SHISH: Vlora Hyseni ka pikëpyetje për të shkuarën
- 22:18 SHBA qetëson NATO-n: Rusia nuk ka asnjë plan lufte kundër Aleancës