Kronikë
Plagosje me thikë në Tiranë, policia në kërkim të autorit

Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Tiranë, në afërsi të shkollës “Petro Nini”.
I plagosuri, i identifikuar si Kreshnik Cara, 49 vjeç u transportua drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Paraprakisht mësohet se Cara, i cili ka marrë disa goditje në zonën e bakut, sapo ka hyrë në sallën e operacionit dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Policia ka kqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe ka arritur të identifikojë autorin, i cili është larguar nga vendngjarja.
Janë ngritur edhe pika kontrolli për kapjen e tij.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të plagosjes dhe autorët e përfshirë në ngjarje.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




