Ancelotti zbulon problemin e Brazilit: Lojtarët që transferohen në Europë nuk luajnë!

23 Shtator 2026 | 22:22

Carlo Ancelotti ka komentuar situatën e talenteve të rinj brazilianë që transferohen shumë herët në Europë, duke marrë si shembull rastin e Endrick. Trajneri i Brazilit ka mbështetur planin e ri të Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), që synon t’u krijojë më shumë hapësira lojtarëve vendas në kampionatin brazilian.

Sipas planit, numri maksimal i futbollistëve të huaj në skuadrat braziliane do të reduktohet nga 9 aktualisht në 8 në vitin 2027, përpara se të zbresë në vetëm 5 deri në vitin 2030. Qëllimi është që klubet t’u japin më shumë minuta talenteve vendas dhe të favorizojnë zhvillimin e tyre

Ancelotti e sheh Endrick si një shembull konkret të këtij problemi. Sulmuesi u transferua te Real Madridi në vitin 2024 për rreth 50 milionë euro, por nuk ka pasur hapësirat e pritshme në ekipin spanjoll. Ai numëron 41 paraqitje dhe 7 gola me “Los Blancos”, ndërsa gjatë huazimit te Lyon realizoi 8 gola në 21 ndeshje.

“Problemi i djemve brazilianë është se nuk përmirësohen, sepse nuk luajnë. Kjo ndodh me Endrick, por edhe me Estevão. Shkojnë në Europë në moshën 18-19 vjeç, por te klubet e mëdha nuk gjejnë hapësirë. Pa luajtur, nuk mund të përparojnë”, deklaroi Ancelotti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Daku dhe Seferi: Do shihni një ekip sulmues, Maran na bën të rëndësishëm

Entuziazëm në ekipin kombëtar në prag të ndeshjes me Bjellorusinë. Sulmuesit Mirlind Daku dhe Taulant Seferi deklaruan se objektivi është vendi i parë, ndërsa zbuluan...
18:23 | 23/09/2026

Javier Aguirre rikthehet në Spanjë, trajneri i Meksikës merr drejtimin e Valencias

Javier Aguirre do të marrë drejtimin e Valencias, disa muaj pasi drejtoi ekipin e tij të lindjes, Meksikën, në Kupën e Botës. Periudha e tretë...
13:34 | 23/09/2026

Ceferin paralajmëron FIFA-n: Besimi u thye, tani duhet të riparohet

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka deklaruar se besimi në futbollin botëror ende nuk është rikthyer, pas debatit të krijuar rreth planit të FIFA-s për...
13:01 | 23/09/2026