web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Dilte nga Shqipëria kur ishte në arrati"/ Gazetari Fundo: Historitë e Agasit nuk fillojnë dhe nuk mbarojnë me Hysenin

23 Shtator 2026, 22:18, Aktualitet CNA

"Dilte nga Shqipëria kur ishte në arrati"/ Gazetari Fundo:

Gazetari Elvi Fundo ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me komunikimet, e publikuara sot ekskluzivisht në CNA, të zhvilluara mes Ergys Agasi, dhe ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni.

Në një lidhje me emisionin “Opinion”, Fundo është shprehur se historia e Ergys Agasit nuk fillon dhe nuk mbaron me drejtoreshën e SHISH. Ai njoftoi se bisedat janë zbërthyer nga telefoni i Agasit dhe Uljan Shpatarakut.

“Dy dokumenta të cilat janë marrë nga gjykata pasi SPAK ka çuar kërkesën. Janë një pjesë e dokumenteve, që disponoj kam dhe dy tjera. Ne do të vazhdojmë ta zbërthejmë. Historitë e Ergys Agasit nuk fillojnë dhe mbarojnë me drejtoreshën e SHISH. Ka pasur një hetim në lidhje me çështjen e duhanit. SPAK ka në dorë një thesar, ka në dorë telefonin e Ergys Agasit dhe shoqëruesit të tij, ish-bashkëpunëtorit dhe mikut të ilir Prodës. Aty janë gjetur mesazhe në telefon. Ka dhe disa momente të tjera por Ergys Agasi ka qënë jashtë Shqipërie për disa muaj. Si ka hyrë dhe si ka dalë kjo është lehtësisht e kuptueshme. Marrëdhënia e tij me Ilir Prodën dihet”, u shpreh Fundo. /CNA





Lajmet e fundit nga