Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Plagosi me thikë pas një sherri 49-vjeçarin, arrestohet autori, Kreshnik Cara në gjendje të rëndë

Shkruar nga Newsbomb
Plagosi me thikë pas një sherri 49-vjeçarin, arrestohet autori,
Ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili dyshohet si autori i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Marko Boçari”, ku ka plagosur me thikë një 49-vjeçar.  Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi Toni Nake, 50 vjeç, i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin Kreshnik Cara.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve të shumta të shkaktuara nga mjeti prerës. Mësohet se 49-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marko Boçari” ishte dëmtuar me mjet prerës shtetasi K. C., 49 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi T. N., 50 vjeç. Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta. I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese