Kronikë
Zjarr në fushën e Lazaratit, rrezikohen banesat e fshatit

Mbrëmjen e sotme në fushën e fshatit Lazarat, Gjirokastër u regjistrua një vatër problematike zjarri,e cila rrezikoi banesat e fshatit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërriti grupi i shërbimit zjarrfikës.Zjarri kishte përfshirë një sipërfaqe me barishte dhe shkurre, i cili për shkak të kushteve dhe terrenit rrezikonte të përhapej.
Grupi i shërbimit zjarrfikës ndërhyri menjëherë dhe falë veprimeve të shpejta, bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit,duke evituar rrezikun për banesat.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




