LIVE UPDATES
Aktualitet

Behajdin Allaqi/ Çfarë dihet për zhdukjen e tij dhe çfarë konstatoi Gjykata Speciale

Mbrojtja e Thaçit, ish-president i Kosovës, e ka kundërshtuar mënyrën se si gjykata e ka trajtuar rastin, duke thënë se teksa përfundimet për vrasjen e Allaqit u bënë publike, provat mbetën konfidenciale.

23 Shtator 2026, 22:53 Nga E.d
Behajdin Allaqi/ Çfarë dihet për zhdukjen e tij dhe
Behajdin Allaqi.

Behajdin Allaqi, profesor nga Prizreni dhe veprimtar politik, u zhduk në qershor të vitit 1998. Rrethanat e zhdukjes së tij mbetën të pasqaruara për vite me radhë.

Më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, konstatuan se Allaqi ishte vrarë pasi Thaçi dhe Veseli e kishin marrë të prangosur nga shtabi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Drenoc të Rahovecit.

Mbrojtja e Thaçit, ish-president i Kosovës, e ka kundërshtuar mënyrën se si gjykata e ka trajtuar rastin, duke thënë se teksa përfundimet për vrasjen e Allaqit u bënë publike, provat mbetën konfidenciale.

Kush ishte Behajdin Allaqi?

Behajdin Allaqi u lind më 7 prill të vitit 1963 në Prizren.

Për jetën dhe veprën e Allaqit, familja e tij ishte rrëfyer te Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK), organizatë që merret me drejtësinë tranzicionale.

Sipas rrëfimit të familjes, ai kishte përfunduar Fakultetin Filozofik në Prishtinë, dhe ligjëronte sociologji e filozofi në Prizren, ndërsa ishte angazhuar vazhdimisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. 

Allaqi ishte pjesë e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK), dhe konsiderohet dëshmor i UÇK-së.

Në vitin 2015, presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga, e kishte dekoruar Allaqin si Hero të Kosovës.

Sipas ligjit në Kosovë, kjo dekoratë “u jepet personave që kanë bërë vepra sakrifice dhe trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Radio Evropa e Lirë u përpoq të kontaktonte pjesëtarë të familjes Allaqi për intervistë, por nuk mori përgjigje në asnjërin nga mesazhet e dërguara. 

1993: “Mosmarrëveshja” me Thaçin dhe Sylën
Sipas përmbledhjes së aktgjykimit të Dhomave të Specializuara, Allaqi kishte pasur në vitin 1993 një “mosmarrëveshje serioze me Thaçin dhe Azem Sylën”, të cilët e akuzuan atë se kishte sjellë në LPRK një person të cilin e dyshonin si spiun serb.

Trupi gjykues konstatoi gjithashtu se, para zhdukjes së tij në vitin 1998, Allaqi ishte nën vëzhgimin e shërbimit të zbulimit të UÇK-së dhe se Thaçi dhe Veseli kishin kërkuar të njoftoheshin për praninë e tij në shtabin e UÇK-së në Drenoc.

11 qershor 1998: Allaqi shihet për herë të fundit
Sipas rrëfimit të bashkëshortes së tij, Nazmije Allaqi, në “Librin e Kujtimit të Kosovës 1998-2000”, botim i Fondit për të Drejtën Humanitare që dokumenton personat e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës, Allaqi ishte parë për herë të fundit më 11 qershor 1998 në Prizren.

Ajo kishte thënë se Behajdin Allaqi kishte shkuar në drejtim të Shtabit të UÇK-së në fshatin Drenoc të Rahovecit, dhe nga aty ishte nisur drejt Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, që në atë kohë ishte në zonën e Drenicës.

Pas kësaj date, nuk ka të dhëna publike se Allaqi është parë i gjallë.

Çfarë konstatoi Gjykata Speciale?

Sipas përmbledhjes së aktgjykimit të 16 shtatorit 2026, Allaqi kishte shkuar në shtabin në Drenoc rreth 11 qershorit 1998. Trupi gjykues konstatoi se Thaçi dhe Veseli kishin mbërritur më vonë dhe e kishin marrë Allaqin të prangosur.

Allaqi nuk u pa më, ndërsa trupi gjykues arriti në përfundimin se ai ishte vrarë.

Në përmbledhjen e aktgjykimit nuk bëhen publike të gjitha provat mbi të cilat është mbështetur ky konstatim.

1 nëntor 1998: Komunikata e UÇK-së

Më 1 nëntor 1998, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së publikoi Komunikatën Nr. 61, në të cilën thuhej se Behajdin Allaqi kishte rënë dëshmor në betejë. Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara e cilësoi këtë komunikatë si përpjekje për të fshehur atë që kishte ndodhur me Allaqin.

Sipas gjykatës, pas luftës Thaçi, Veseli dhe Azem Syla u përpoqën gjithashtu ta bindnin familjen e Allaqit, përmes ryshfeteve dhe premtimeve, që të hiqte dorë nga kërkimi i drejtësisë. Gjykata tha se familja i kishte refuzuar këto oferta.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.

Të dhënat e dokumentuara pas luftës

Në fillim të viteve 2000, sipas një dokumenti të publikuar në media pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara, Nazmije Allaqi thuhet se kishte raportuar tek organet e UNMIK-ut se bashkëshorti i saj ishte “marrë nga policia serbe”.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, UNMIK-u nuk ka komentuar vërtetësinë e dokumentit, duke thënë se është i kufizuar në atë që mund të thotë, “duke pasur parasysh transferimin e kompetencave dhe të dosjeve” te autoritetet pasardhëse, ndërkombëtare e vendëse.

Nazmije Allaqi i kishte thënë hulumtuesve të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) se “Selim Krasniqi dhe Bedri Zyberaj kishin dijeni për rrëmbimin [e Allaqit]”.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi të Krasniqin e Zyberajn, që të dy ish-pjesëtarë të UÇK-së, në lidhje me rastin. Krasniqi tha shkurt se nuk ka njohuri, ndërkaq deri në publikimin e këtij artikulli, Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur të marrë koment nga Zyberaj.

Rrëfimi në librin “Syri i Shqiponjës”

Rasti i Allaqit përmendet edhe në librin “Syri i Shqiponjës” të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Ilaz Kadolli.

Në libër, zhdukja e Allaqit përshkruhet si “likuidim pa gjyq”, për të cilin, sipas autorit, “Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së mban përgjegjësi politike, morale dhe ligjore”.

Libri i Kadollit u pranua si provë me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, sipas një vendimi të vitit 2025 të Dhomave të Specializuara.

Megjithatë, nga dokumentet publike nuk është e qartë nëse pjesa e librit që trajton rastin e Allaqit ishte ndër materialet mbi të cilat trupi gjykues u mbështet konkretisht për konstatimet e tij për vrasjen.

I pyetur nëse ishte ftuar të dëshmonte për rastin e Allaqit, Kadolli tha për Radion Evropa e Lirë se nuk kishte pranuar të dëshmonte “për shkak të gjendjes shëndetësore”.

Kapitulli lidhur me zhdukjen e Behajdin Allaqit në librin "Syri i Shqiponjës" nga Ilaz Kadolli. 

Çfarë thotë mbrojtja?

Avokati i Thaçit, Lluka Mishetiq, shkroi në platformën sociale X se trupi gjykues e kishte lidhur publikisht klientin e tij me vrasjen e Allaqit, edhe pse më parë kishte urdhëruar të gjitha palët të mos e diskutonin çështjen e Allaqit në seancë publike në gjykatë.

“Trupi gjykues e ka shpallur publikisht Thaçin fajtor për një vrasje, duke i mbajtur njëkohësisht provat mbi të cilën e bazoi këtë përfundim larg shqyrtimit publik. Thaçi do ta mirëpriste një shqyrtim të tillë publik të provave”, tha Mishetiq, më 17 shtator, një ditë pas aktgjykimit në Hagë.

Edhe avokati tjetër i Thaçit, Pierre-Richard Prosper, në një intervistë në televizionin Klan Kosova, kundërshtoi publikimin e përfundimeve pa informacionet që i mbështesin. Ai tha se mbrojtja kishte informacione dhe pyetje për rastin, por nuk ishte lejuar t’i diskutonte publikisht.

E pyetur nga Radio Evropa e Lirë në lidhje me rastin e Allaqit, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë tha se “nuk do të komentojë materiale që nuk janë bërë publike”.

A u hetua ndonjëherë në Kosovë zhdukja e Allaqit?

Pas luftës në Kosovë, në fillim të viteve 2000, UNMIK-u kishte kompetenca të plota ekzekutive dhe gjyqësore.

Ky mision nuk ka komentuar rastin e Allaqit, dhe nëse ka nisur hetime për të gjatë kohës sa ishte kompetent, përkatësisht deri në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë.

“Dosjet e mëparshme të UNMIK-ut lidhur me hetimet dhe ndjekjet penale për çështje penale iu transferuan [Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë] EULEX-it në vitin 2008, dhe mund të jenë transferuar më pas te autoritetet kompetente të Kosovës. UNMIK-u nuk komenton raste individuale që janë objekt i procedurave gjyqësore para gjykatave të pavarura”, thuhet në përgjigjen e UNMIK-ut për Radion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, as EULEX-i, që mori kompetencat pas UNMIK-ut, nuk komentoi nëse e ka trajtuar ndonjëherë rastin e Allaqit.

“Për shkak të përfundimit të mandatit ekzekutiv të EULEX-it në sistemin e drejtësisë në vitin 2018, rastet dhe dosjet e trajtuara nga EULEX-i iu dorëzuan autoriteteve të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e këtij misioni për Radion Evropa e Lirë.

As Prokuroria Speciale e Kosovës nuk është përgjigjur në atë se a ka pasur ndonjëherë hetime brenda sistemit ligjor të Kosovës në lidhje me rastin e Behajdin Allaqit, para se ai të trajtohej në Hagë./REL

gjykata speciale behajdin allaqi profesor

Sondazh

Poll

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie

Masa e arrestit ndaj kreut të SHISH, deputeti i PD: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit

Zjarri në fshatin Akërni/ Digjet stani, situata problematike edhe pranë aeroportit të Vlorës

Masa e arrestit për kreun e SHISH/ Bylykbashi te “Ligjet”: Shtet është i krimbur nga koka te këmbët

Zjarri në Gjirin e Lalzit, nis ndërhyrja nga ajri, dhjetëra zjarrfikës në terren

Zjarr masiv në Lalz, rrezikohen banesat, banorët në alarm

Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Aksident me vdekje në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari

Berisha: Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Edi Rama për pronat e tij!

Berisha: Nga secili prej nesh, duke filluar nga kryetari, kërkohet ripërtëritje

115 ditë qëndresë/ Qytetarët sërish në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë

Berisha: Demokratët duhet të shpëtojnë vendin, Prodës iu gjet në banesë një snajper superspecial

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time!

Berisha: Vlora Hyseni urdhëroi që çdo informacion të dërgohej fillimisht te Rama dhe Agaçi

Berisha rikthen denoncimet për Vlora Hysenin: Vizitën e parë e bëri në Beograd...

Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit

Kapri: Rama të kthehet dhe të japë dorëheqjen! Çuçi: Të presim verdiktin e drejtësisë

GJKKO caktoi masë sigurie për Vlora Hysenin/ Si e paralajmëroi Bardhi në qershor...

Eurodeputetët udhëtojnë drejt Zvërnecit, priten me protesta nga banorët e zonës

Debati për kreun e SHISH/ Ivi Kaso: Rënie e institucioneve, Rama të japë dorëheqjen....

‘Vlora Hyseni agjente e Ramës dhe Vuçiç’/ Si i denonconte më para Berisha Ergys Agasin...

Kontrolli në banesën e tij, ish kryepolici Ilir Proda del nga ambientet e SPAK

Shkrumbohet makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Protesta në Tiranë/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranë

Shpërthen aktorja Egla Ceno: Njeri i neveritshëm, Rama të mbathë atletet e të shporret

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës

Rama: Diaspora nuk është llogari bankare e atdheut, por rrjet zemrash dhe mendjesh

114 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen në shesh kundër qeverisë, vijon tubimi para Kryeministrisë

"Besoj që është vendimi i duhur", Rama: Do hapim konsullatën shqiptare në Detroit

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Varrosje për së gjalli, Shqipëria në krah të Kosovës

Shqiptarët në Michigan e pritën me protestë/ Rama: Do doja t’i kisha përballë meje!

"Flamingo pushtoi bulevardin"/ Rama në Michigan: Askujt nuk ia merrte mendja se një shpend do ta...