web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Të gjithë në Tiranë kalonin nga zyra e tij"/ Elvi Fundo zbulon zanafillën e hetimeve ndaj Ergys Agasit

23 Shtator 2026, 22:49, Aktualitet CNA

"Të gjithë në Tiranë kalonin nga zyra e tij"/ Elvi

Gazetari Elvi Fundo ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me hetimet ndaj Ergys Agasit dhe zbardhjen e komunikimeve të këtij të fundit me ish-drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hysenin.

Në një lidhje me emisionin “Opinion”, Fundo është shprehur se zanafilla e hetimeve ndaj Agasit, ishte dosja hetimore e kontrabandës së cigareve, ku ai ka blerë aksionet e një kompanie në Librazhd.

Më pas, shton gazetari, hetimet vijuan me ato të dosjes së AKSHI-t. Fundo është shprehur se si në rastin e dosjes së kontrabandës së ilaçeve edhe për çështjen e AKSHI-t, informacionet kanë ardhur nga partnerët ndërkombëtarë.

“Ergys Agasi ka qenë prezent dhe ka qenë i lidhur me PS. Në një email që më ka ardhur në vitin 2024, ka qenë aktivist dhe një nga njerëzit kryesore, kujtojmë që në 2021 Ram ka qenë në Durrës dhe në Vlorë, pas kësaj fillon gritja e tij dhe marrja e një pushteti të paimagjinueshëm.

Pretendohet se ka pasur lidhje me drejtoreshën e Hipotekave, ndërkohë që në Hipotekë janë zhdukur pasuri. Një njeri që ka lidhje me drejtoreshën e SHISH, del te dosja e AKSHI-t, hyn dhe del nga Shqipëria kur ishte në kërkim. Të gjithë në Tiranë kalonin nga zyra e Agasit, edhe për leje ndërtime, edhe për biznese, ky është fakt. Pastaj filloi efekti domino dhe filluan ti binin gurët. Mendoj se gjithçka ka nisur me hetimet e dosjes së  kontrabandës së cigareve, ku Ergys Agasiu ka bërë blerjen e aksioneve të një kompanie në Librazhd.

Dosje e hetuar atëherë nga prokurorët Bledar Maksuti dhe Altin Dumani. Më pas ka ecur dosja me hetimet që erdhën nga Gjermania me çështjen e AKSHI-t, më pas u shpall në kërkim. Në të dyja rastet edhe për kontrabandën e cigareve edhe për çështjen e AKSHI-t, informacionet kanë ardhur nga partnerët”, tha Fundo. /CNA





Lajmet e fundit nga