Analisti Ilir Demalia ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Top Story” ku ka komentuar mesazhet e publikuara në telefonin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Ai ka ngritur pikëpyetje për komunikimin që ajo ka bërë me një person ishte në kërkim nga autoritetet.
Po ashtu ai është shprehur se publikimi i materialeve të tilla ngrenë pikëpyetje për mënyrën se si informacionet e disponuara nga institucionet përfundojnë në media dhe nëse është e drejtë që ato të bëhen pjesë e një gjykimi publik.
“Në pozicionin që ka si shefe e SHISH, një njeri në këtë post duhet të jetë shumë i kujdesshëm në këtë marrëdhënie. Ajo që është e rëndë këtu është që kjo zonjë merr dhe jep informacione një personi që është në kërkim dhe që paska marrëdhënie me këtë. Me moralin personal s’dua të merrem fare. S’dua ta banalizoj fare.
Ajo që më shqetëson mua është se kush i nxjerr këto informacione dhe pikërisht këtë. Ne kemi kaq kohë që dëgjojmë gazetarët që thonë: ‘Në materialet që disponoj unë’. Kanë të drejtë. Por a është e drejtë që të nxirren materiale që nuk duhen të nxirren dhe t’i bëhet gjyqi publik. A duhet të bëhet hetim për SPAK-un dhe pse SPAK-u i nxjerr këto?”, u shpreh Demalia.
