Bota
Nawrocki: Moska po destabilizon Evropën me operacione hibride

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha se Rusia po destabilizon situatën në Evropë përmes agresionit.
“Rusia po destabilizon situatën në Evropë përmes agresionit të hapur, operacioneve hibride, akteve të përmbysjes dhe sabotimit, dhe duke injoruar rezolutat e njëpasnjëshme të kësaj asambleje”, u shpreh presidenti i Polonisë.
Sipas tij e drejta ndërkombëtare ka për qëllim të jetë më shumë sesa një deklaratë e pakuptimtë.
“Ne nuk po kërkojmë konfrontim dhe se NATO mbetet garantuesi i sigurisë transatlantike. Rusia po ndërmerr veprime që synojnë minimin e themeleve të stabilitetit ndërkombëtar, tha Nawrocki.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




