Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U godit disa herë në bark me thikë nga 50-vjeçari, ndërron jetë në spital Kreshnik Cara

Shkruar nga Newsbomb
U godit disa herë në bark me thikë nga 50-vjeçari,
Foto ilustruese

Kreshnik Cara, 49-vjeçari që u plagos mbrëmjen e sotme në rrugën “Marko Boçari”, ka ndërruar jetë në spital. Policia bën me dije se, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 49-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Cara dyshohet se u godit disa herë me thikë në pjesën e barkut nga 50-vjeçari Toni Nake, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Pas ngjarjes, policia ka arrestuar 50-vjeçarin Toni Nake, i cili dyshohet se është autori i plagosjes.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasi K. C., 49 vjeç, i cili u plagos me mjet prerës, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë në spital.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese