Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nënshkruar urdhrin për delegimin e përkohshëm të kompetencave administrative të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit te drejtori i Departamentit Operativ, Elvis Lila pas shkarkimit të Vlora Hysenit të martën.
Sipas urdhrit, të siguruar nga TCh, delegimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë deri në emërimin e drejtorit të ri të SHISH-it.
Vendimi është marrë në zbatim të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi për administratën dhe Shërbimin Informativ të Shtetit.
Ky urdhër ka hyrë në fuqi dhe është botuar në Fletoren Zyrtare.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion në Shqipëri ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” për drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Ajo është pezulluar nga detyra.
Hyseni, që në të kaluarën ka qenë edhe kryespiune e Kosovës, sipas mediave në Shqipëri, dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje sekreti shtetëror.
-
Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni
-
Arrest shtëpiak për drejtoreshën e SHISH-it në Shqipëri, në Kosovë qe shkarkuar nga AKI-ja
-
Mejdini: Biznesmeni tek i cili dyshohet se spiunoi Hyseni shihet si “këshilltar në hije” i Edi Ramës
-
Vlora Hyseni u dorëzohet autoriteteve shqiptare në Vërmicë
-
Rama shkarkon edhe një drejtor