Arbër Hoxha ende nuk është futbollist i Al Wahdas në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndonëse para disa ditësh është arritur marrëveshja me Dinamon e Zagrebit.
Mediumi kroat “Index” ka raportuar të mërkurën se 27-vjeçari do të transferohet për 2.5 milionë euro, ndërsa 10 për qind e transferimit të ardhshëm të Hoxhës, do t’i takojë klubit kroat.
Por për transferimin e Hoxhës ende ka kohë për t’u kompletuar.
Hoxha tani është duke biseduar për detajet personale të kontratës.
Afati i fundit për transferimin e Hoxhës do të jetë 28 shtatori, në ditën kur mbyllet ky afat kalimtar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Hoxha u transferua te Dinamo në janar të vitit 2024 nga Slaven Belupo për afro një milionë euro.
Edhe
Hoxha pa marrëveshje personale me Al Wahdan
Në 118 ndeshje për Dinamon, Hoxha ka realizuar 14 gola e po aq asistime.
Hoxha është nga përzgjedhësi Rolando Maran te Shqipëria, për ndeshjet e Ligës së Kombeve.