EMRAT/ Plagosje me thikë në Tiranë, humb jetën 49-vjeçari, arrestohet autori
Plagosja në Tiranë, arrestohet autori që goditi me thikë 49-vjeçarin 23 Shtator, 22:19 Plagosja me ...
Plagosja në Tiranë, arrestohet autori që goditi me thikë 49-vjeçarin 23 Shtator, 22:19 Plagosja me ...
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 116-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
"Kërkojnë dorëheqjen urgjente të Ramës"/ Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kry...
"Kështu janë infot…Tao shoku"/ Ish-kreu i SHISH fliste me Agasin dhe për politikë: Balla, kryetar Kuvendi 23 Shtator...
Ecja dhe shikimi janë dy problemet që raportohen më shpesh, ndërsa Shqipëria ka një nivel më të ulët se mesatarja europiane në total, por për disa vështirësi specifike, si ecja, dëgjimi, komunikimi dhe kujdesi për veten, përqindjet janë më të larta se në BE.
TIRANË- Më shumë se një në katër persona të moshës 16 vjeç e lart në Shqipëri raportojnë vështirësi të moderuara ose të rënda në të paktën një aktivitet bazë të përditshëm.
Ecja dhe shikimi janë dy problemet që raportohen më shpesh, ndërsa Shqipëria ka një nivel më të ulët se mesatarja europiane në total, por për disa vështirësi specifike, si ecja, dëgjimi, komunikimi dhe kujdesi për veten, përqindjet janë më të larta se në BE.
Sipas të dhënave të Eurostat, 28.4% e personave 16 vjeç e lart në Shqipëri raportonin në vitin 2022 vështirësi të moderuara ose të rënda në të paktën një nga gjashtë aktivitetet bazë të matura: shikim, dëgjim, ecje, kujtesë ose përqendrim, komunikim dhe kujdes për veten.
Në të njëjtin vit, mesatarja e Bashkimit Europian ishte 37.4%. Eurostat vëren se më shumë se një në tre europianë të kësaj grupmoshe raportonte të paktën një vështirësi të tillë.
Shqipëria është e teta nga fundi, që raporton më pak vështirëi. Në Europë, niveli më i ulët i vështirësive raportohet nga Serbia (19.2%), Mali i Zi (20%), Italia (23%).
Problematikat më të mëdh raportohen nga vendet nordike Norvegjia (62.4%), Danimarka (60.1%), Finlanda 54%, teksa ata raportojnë nivele të larta të problematikës me kujtesën dhe përqendrimin.
Për çfarë “ankohen” më shumë shqiptarët?
Në Shqipëri, ecja është vështirësia më e raportuar, nga 19.4% e personave, e ndjekur pothuajse në të njëjtin nivel nga shikimi, me 19.3%.
Më pas renditen vështirësitë në dëgjim, me 13.2%, problemet me kujtesën ose përqendrimin, me 11.1%, vështirësitë për kujdesin ndaj vetes, me 8.5%, dhe ato në komunikim, me 7.3%.
Modeli është i ngjashëm me atë europian, por jo plotësisht. Në BE, në vitin 2022, problemi më i përhapur ishte shikimi, me 20.3%, i ndjekur nga ecja me rreth 18%.
Eurostat evidenton se shikimi dhe ecja janë në përgjithësi dy vështirësitë më të zakonshme në Europë, ndërsa komunikimi dhe kujdesi për veten janë më pak të shpeshtat.
Por Shqipëria del mbi mesataren e BE-së në katër nga gjashtë problematikat.
Vështirësitë në ecje raportohen nga 19.4% e shqiptarëve, kundrejt 18.3% në BE; në dëgjim nga 13.2%, kundrejt 11.9%; në kujdesin për veten nga 8.5%, kundrejt 6.6%; ndërsa diferenca më e madhe është te komunikimi, 7.3% në Shqipëri kundrejt 4.7% në BE.
Në të kundërt, vështirësitë në shikim janë pak më të ulëta se mesatarja europiane, 19.3% kundrejt 20.3%, ndërsa diferenca është më e madhe te kujtesa dhe përqendrimi: 11.1% në Shqipëri, kundrejt 15.2% në BE.
Shqipëria e dyta në rajon, pas Maqedonisë së Veriut
Në Ballkanin Perëndimor, për krahasimin e të njëjtit vit, Maqedonia e Veriut kishte përqindjen më të lartë, me 34.8% të popullsisë 16 vjeç e lart që raportonte të paktën një vështirësi të moderuar ose të rëndë.
Shqipëria renditej e dyta me 28.4%, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 24%, Serbia me 21.9% dhe Mali i Zi me 20%.
Maqedonia e Veriut kishte nivelet më të larta në rajon për pothuajse të gjitha kategoritë: 26.6% për shikimin, 22.1% për ecjen dhe 14% për dëgjimin. Shqipëria renditej e dyta në këto kategori.
Përjashtimi është komunikimi. Me 7.3% të personave që raportojnë vështirësi të moderuara ose të rënda, Shqipëria kishte nivelin më të lartë në rajon, përpara
Maqedonisë së Veriut me 6.2%, Serbisë me 3.6%, Bosnjë-Hercegovinës me 3.4% dhe Malit të Zi me 2.1%.
Edhe për kujdesin ndaj vetes, Shqipëria kishte një nivel relativisht të lartë prej 8.5%, vetëm pas Maqedonisë së Veriut me 9.2%.
Një problem rrallë vjen i vetëm
Të dhënat tregojnë edhe se një person mund të raportojë njëkohësisht disa lloje vështirësish. Për Shqipërinë, shuma e gjashtë kategorive arrin në rreth 79%, megjithëse vetëm 28.4% raportojnë të paktën një problem.
Në mënyrë të thjeshtuar, raporti mes këtyre treguesve sugjeron se personat shqiptarë që kanë të paktën një vështirësi raportojnë mesatarisht rreth 2.8 lloje problemesh. Në BE, Eurostat llogariste rreth 2.1 lloje vështirësish për person mes atyre që kishin të paktën një kufizim në vitin 2022.
Në Europë, të ardhurat bëjnë diferencë
Raporti më i fundit i Eurostat për kushtet e jetesës në Europë e lidh fort praninë e këtyre vështirësive edhe me gjendjen ekonomike.
Në vitin 2025, për secilën nga gjashtë aktivitetet, europianët në rrezik varfërie raportonin më shpesh vështirësi sesa pjesa tjetër e popullsisë. Diferenca ishte më e fortë tek ecja: 24.9% e personave në rrezik varfërie raportonin probleme të moderuara ose të rënda, kundrejt 16.9% të atyre që nuk ishin në rrezik, një hendek prej 8 pikësh përqindjeje.
Hendeku mes dy grupeve ishte 6 pikë përqindjeje për problemet me kujtesën dhe përqendrimin, 4.9 pikë për shikimin, 4.3 pikë për kujdesin ndaj vetes, 3.5 pikë për komunikimin dhe 1.8 pikë për dëgjimin.
Mosha është një tjetër faktor i rëndësishëm. Në BE, vetëm 3.4% e personave 16-44 vjeç raportonin vështirësi të rënda në aktivitetet bazë në vitin 2022, ndërsa te grupmosha 65 vjeç e lart përqindja arrinte në 22.7%.
Të dhënat bazohen në anketën EU-SILC dhe në metodologjinë e Washington Group on Disability Statistics. Ato matin vështirësitë e vetëraportuara, jo diagnozat mjekësore, dhe përfshijnë personat 16 vjeç e lart që jetojnë në familje private; personat që jetojnë në institucione nuk përfshihen në popullatën e referencës./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të...
Foto ilustruse TIRANA- 49-vjeçari, Kreshnik Cara i cili mbeti i plagosur me thikë gjatë një konflikti në një loka...
Pamje LAZARAT- Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fushën e fshatit Lazarat, në Gjirokastër. Kjo ka vënë...
Behajdin Allaqi. Behajdin Allaqi, profesor nga Prizreni dhe veprimtar politik, u zhduk në qershor të vitit 1998. Rrethanat e zhdukjes së tij...
Foto ilustruse TIRANA- Autori i dyshuar i plagosjes me thikë, ngjarje e cila ndodhi pak minuta më parë në Tiranë është&n...
Pamje PRISHTINA- Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa po vijojnë prot...
Foto ilustruse TIRANA- Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e cila ndodhi pak minuta më parë në Tiranë, ku një person u p...
Foto ilustruse TIRANA- Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë e cila ndodhi pak minuta më parë në afërsi të g...
Autori dhe viktima ITALI- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e cila ndodhi disa ditë më parë në Ital...
Pamje TIRANA- Protesta e 116-të kundër qeverisë është mbyllur, ndërsa të shumtë ishin qytetarët të cil&e...