EMRAT/ Plagosje me thikë në Tiranë, humb jetën 49-vjeçari, arrestohet autori
Plagosja në Tiranë, arrestohet autori që goditi me thikë 49-vjeçarin 23 Shtator, 22:19 Plagosja me ...
Plagosja në Tiranë, arrestohet autori që goditi me thikë 49-vjeçarin 23 Shtator, 22:19 Plagosja me ...
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 116-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
"Kërkojnë dorëheqjen urgjente të Ramës"/ Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kry...
"Kështu janë infot…Tao shoku"/ Ish-kreu i SHISH fliste me Agasin dhe për politikë: Balla, kryetar Kuvendi 23 Shtator...
Rritja vjen në një periudhë kur industria e pijeve, veçanërisht ajo e verës, ka shtuar gradualisht kapacitetet prodhuese dhe përpjekjet për të hyrë në tregje të reja.
TIRANË- Eksportet e pijeve, alkoolit dhe uthullave po shënojnë një rritje të fortë gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të tregtisë së jashtme, në periudhën janar-gusht 2026, eksportet e këtij grupi arritën në 3.02 miliardë lekë, me rritje mbi 33% me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në 8-mujorin 2026 eksportet e pijeve zunë 9% të totalit të eksportit të ushqimeve. Rritja vjen në një periudhë kur industria e pijeve, veçanërisht ajo e verës, ka shtuar gradualisht kapacitetet prodhuese dhe përpjekjet për të hyrë në tregje të reja.
Prodhuesit e verës të intervistuar më herët nga Monitor pohonin se në vitin 2025 prodhimi i rrushit ishte i lartë si në sasi, ashtu edhe në cilësi, i favorizuar nga kushtet klimatike dhe nga zgjerimi i sipërfaqeve të mbjella me vreshta.
Prodhimi më i lartë ka krijuar më shumë mundësi për orientimin e një pjese të sasive drejt eksportit, në një kohë kur tregu vendas vijon të ketë konkurrencë të fortë nga pijet e importuara.
Kantinat shqiptare kanë raportuar gjithashtu përpjekje për zgjerimin e shitjeve në tregjet europiane dhe më gjerë. Në raste të mëparshme, prodhuesit vendas e kanë lidhur rritjen e eksporteve pikërisht me zgjerimin e pranisë në tregje të huaja.
Një tjetër faktor që po mbështet orientimin drejt tregjeve të jashtme është rritja e promovimit të produkteve shqiptare.
Në vitin 2025, prodhues shqiptarë morën pjesë me 20 etiketa premium në panairin ndërkombëtar ”Wine Paris”, në përpjekje për të zgjeruar praninë në tregjet e huaja. Rritja e 2026-s është e rëndësishme edhe në raport me ecurinë historike.
Eksportet e pijeve, alkoolit dhe uthullave ishin vetëm 555 milionë lekë në vitin 2015, ndërsa arritën kulmin prej 3.83 miliardë lekësh në vitin 2024, ose gati shtatë herë më shumë.
Në vitin 2025, tendenca u ndërpre dhe eksportet zbritën në 3.55 miliardë lekë, me një rënie prej rreth 7.4% në krahasim me vitin 2024, për shkak të dobësive në prodhim.
Por vetëm në tetë muajt e parë të vitit 2026, eksportet kanë arritur në 3.02 miliardë lekë, ose rreth 85% të vlerës së realizuar gjatë gjithë vitit 2025. Rikuperimi i kësaj kategorie bie në sy edhe në një periudhë kur eksportet shqiptare në tërësi po kalojnë ditë të vështira.
Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në gusht, eksportet u rritën me vetëm 1.6%, e ndikuar nga performanca e dobët e tekstileve dhe këpucëve dhe rritja më e dobët e materialeve të ndërtimit e metaleve dhe mineraleve e lëndëve djegëse e energjisë, që dhanë efektin e fortë në korrik./Monitor
foto ilustruese TIRANË- Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacioni...
foto ilustruese TIRANË- Më shumë se një në katër persona të moshës 16 vjeç e lart në Shqipëri rapo...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të...
Foto ilustruse TIRANA- 49-vjeçari, Kreshnik Cara i cili mbeti i plagosur me thikë gjatë një konflikti në një loka...
Pamje LAZARAT- Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fushën e fshatit Lazarat, në Gjirokastër. Kjo ka vënë...
Behajdin Allaqi. Behajdin Allaqi, profesor nga Prizreni dhe veprimtar politik, u zhduk në qershor të vitit 1998. Rrethanat e zhdukjes së tij...
Foto ilustruse TIRANA- Autori i dyshuar i plagosjes me thikë, ngjarje e cila ndodhi pak minuta më parë në Tiranë është&n...
Pamje PRISHTINA- Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa po vijojnë prot...
Foto ilustruse TIRANA- Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e cila ndodhi pak minuta më parë në Tiranë, ku një person u p...
Foto ilustruse TIRANA- Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë e cila ndodhi pak minuta më parë në afërsi të g...