EMRAT/ Plagosje me thikë në Tiranë, humb jetën 49-vjeçari, arrestohet autori
Plagosja në Tiranë, arrestohet autori që goditi me thikë 49-vjeçarin 23 Shtator, 22:19 Plagosja me ...
Plagosja në Tiranë, arrestohet autori që goditi me thikë 49-vjeçarin 23 Shtator, 22:19 Plagosja me ...
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 116-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largi...
"Kërkojnë dorëheqjen urgjente të Ramës"/ Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kry...
"Kështu janë infot…Tao shoku"/ Ish-kreu i SHISH fliste me Agasin dhe për politikë: Balla, kryetar Kuvendi 23 Shtator...
Edhe ritmi i rritjes vjetore të çmimeve u ngadalësua ndjeshëm krahasuar me nivelet prej 28% të 6-mujorit të dytë 2025 dhe 41.7% të 6-mujorit të parë 2025.
TIRANË- Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, Indeksi Fisher i çmimit të banesave mbeti i pandryshuar në krahasim me gjashtëmujorin e mëparshëm, ndërsa u rrit me 10% në krahasim me një vit më parë.
Edhe ritmi i rritjes vjetore të çmimeve u ngadalësua ndjeshëm krahasuar me nivelet prej 28% të 6-mujorit të dytë 2025 dhe 41.7% të 6-mujorit të parë 2025.
Në mënyrë specifike për Tiranën, tregu shfaqi një ecuri më të mirë në terma 6-mujorë, me rritje të çmimeve me 10% krahasuar me gjysmën e dytë të vitit 2025, por një rritje më të dobët me bazë vjetore, me 9% krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit të kaluar.
Vlerësimi i përgjithshëm i agjentëve për situatën e përgjithshme të tregut ishte disi më pozitiv në krahasim me periudhën e kaluar.
Në përgjigje të pyetjes “Si e vlerësoni situatën e tregut në krahasim me periudhën (gjashtëmujorin) e mëparshme?”, balanca neto e përgjigjeve ishte pozitive (+15%) me përgjigje veçanërisht optimiste për zonën e bregdetit, ku vlera e balancës ishte dukshëm më pozitive sesa mesatarja afatgjatë. I njëjti tregues i vlerësuar vetëm për subjektet që kanë raportuar shitje rezultoi ndjeshëm më pozitiv gjatë periudhës, me një balancë neto rreth 35%.
Në të njëjtën kohë, struktura e transaksioneve sipas diferencës ndërmjet çmimit të realizuar të shitjes dhe atij të kërkuar mbeti përgjithësisht e qëndrueshme, dhe çmimet me të cilat ndodhin transaksionet janë përgjithësisht të krahasueshme me çmimet e kërkuara nga shitësit e pronave.
Pjesa më e madhe e shitjeve vijoi të realizohej me çmime të njëjta ose deri në 5% më të ulëta sesa çmimi fillestar i kërkuar, ndërsa transaksionet me zbritje më të mëdha janë të rralla.
Numri i pronave të pashitura, si për banesa, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.
Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi u rrit lehtë në 9.9 muaj nga 9.1 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes u rrit në 9.7 nga 8.1 muaj.
Koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare u ul në 8.2 nga 9.9 muaj, ndërsa për zonat e tjera, kohëzgjatja e shitjes ishte shumë pak më e lartë sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke u rritur në 10.6 nga 10.1 muaj.
Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, rreth 58% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 34% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të viti 2026, rreth 20% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 85% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së. Në tërësi, pesha e transaksioneve në të cilat blerësit janë jorezidentë ka shfaqur një prirje në rritje gjatë 5 vjetëve të fundit.
Pritjet për të ardhmen e subjekteve të anketuara paraqiten pozitive. Agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe për periudhën më të gjatë (deri në dy vjet).
Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme.
Subjektet e zgjedhura janë agjentë të zyrave të tregtimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëri ndërtimi, shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së të gjithë popullatës. Banka e Shqipërisë realizon hartimin e pyetësorit, si edhe hedhjen dhe përpunimin e rezultateve, ndërkohë që Instituti i Statistikave mbulon intervistimin në terren, proceset kryesore të kampionimit dhe kontrollin fizik të pyetësorëve të plotësuar./Monitor
foto ilustruese TIRANË- Më shumë se një në katër persona të moshës 16 vjeç e lart në Shqipëri rapo...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të...
Foto ilustruse TIRANA- 49-vjeçari, Kreshnik Cara i cili mbeti i plagosur me thikë gjatë një konflikti në një loka...
Pamje LAZARAT- Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fushën e fshatit Lazarat, në Gjirokastër. Kjo ka vënë...
Behajdin Allaqi. Behajdin Allaqi, profesor nga Prizreni dhe veprimtar politik, u zhduk në qershor të vitit 1998. Rrethanat e zhdukjes së tij...
Foto ilustruse TIRANA- Autori i dyshuar i plagosjes me thikë, ngjarje e cila ndodhi pak minuta më parë në Tiranë është&n...
Pamje PRISHTINA- Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa po vijojnë prot...
Foto ilustruse TIRANA- Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e cila ndodhi pak minuta më parë në Tiranë, ku një person u p...
Foto ilustruse TIRANA- Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë e cila ndodhi pak minuta më parë në afërsi të g...
Autori dhe viktima ITALI- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e cila ndodhi disa ditë më parë në Ital...