Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, dy interpelanca dhe dy projektligje në rendin e ditës

24 Shtator 2026 | 07:37

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00, për seancë plenare. Mbledhja është thirrur me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca urgjente, të kërkuara nga deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, do të thirret në interpelancë për çështje që lidhen me dikasterin që drejton, ndërsa ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, do t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës për problematikat në fushën e arsimit.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu projektligjin për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në operacionin ushtarak të NATO-s “Forca Ndërkombëtare të Stabilitetit” në Gazë. Ky projektligj kërkon shumicë absolute votash për miratim. Në seancë do të diskutohet edhe projektligji që parashikon ndryshime në ligjin.

Rendi i ditës për seancën e sotme plenare në Kuvend:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti i sigurisë: Duhej të gjendej një mekanizëm që Vlora Hyseni të dorëhiqej para se t’i jepej masa e arrestit

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i sigurisë Xhavit Shala komentoi hetimet ndaj drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hysenit, duke u ndalur te mënyra...
22:32 | 23/09/2026

“Njeri pa asnjë lloj kontributi”, ish-drejtuesi në SHISH: Vlora Hyseni ka pikëpyetje për të shkuarën

Ish-drejtuesi i SHISH-it, Evarist Beqiri, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, kritikon emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit...
22:19 | 23/09/2026

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në kryeqytet, ku një 49-vjeçar me inicialet K.C. ka mbetur i plagosur me thikë...
21:51 | 23/09/2026