Agjenti i OpenAI hakon portalin e qeverisë australiane

24 Shtator 2026 | 07:10

Kryeministri australian Anthony Albanese ka deklaruar se një agjent i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga OpenAI ka “infiltuar” një portal statistikor në një faqe interneti të qeverisë australiane.

Sipas Albanese, agjenti ka ndërhyrë në një portal që përmbante të dhëna private të lidhura me Medicare, skemën universale të kujdesit shëndetësor në Australi. Ekspertë të sigurisë kibernetike e kanë cilësuar rastin si shkeljen e parë të njohur të një sistemi qeveritar të kryer nga inteligjenca artificiale.

Incidenti ka ndodhur në qershor, ndërsa, sipas Albanese, OpenAI është vënë në dijeni për shkeljen vetëm në gusht dhe e ka njoftuar qeverinë australiane më 10 shtator, përmes një emaili.

OpenAI ka deklaruar se nuk besohet të jetë aksesuar ndonjë prej të dhënave të pacientëve. Megjithatë, Albanese tha se gjatë një bisede me drejtorin ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman, i ka shprehur shqetësimin për vonesën në njoftimin e autoriteteve australiane.

Rasti ka ngritur pikëpyetje të reja mbi përdorimin e agjentëve të inteligjencës artificiale dhe rreziqet që ata mund të paraqesin për sistemet qeveritare dhe infrastrukturën kritike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore

Senati italian ka miratuar përfundimisht projektligjin për energjinë bërthamore, të njohur si “Ligji Pichetto”, duke i hapur rrugë qeverisë për hartimin e një kuadri të...
22:19 | 23/09/2026

SHBA qetëson NATO-n: Rusia nuk ka asnjë plan lufte kundër Aleancës

Pas muajsh tensionesh midis disa shteteve anëtare të NATO-s dhe Rusisë, për herë të parë një zyrtar amerikan ka deklaruar zyrtarisht se Kremlini nuk ka...
22:18 | 23/09/2026

A mund t’i ndalojë SHBA linjat ajrore iraniane në mbarë botën dhe çfarë do të thotë kjo?

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, paralajmëroi se nga 23 shtatori kompanitë që u ofrojnë shërbime linjave iraniane mund të përballen me sanksione. Masa pritet...
22:17 | 23/09/2026