web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy interpelanca urgjente dhe projektligje/ Mblidhet sot Kuvendi

24 Shtator 2026, 07:42, Aktualitet CNA

Dy interpelanca urgjente dhe projektligje/ Mblidhet sot Kuvendi

Sot pritet të zhvillohet seanca parlamentare e radhës. Seanca në Kuvend pritet të nisë në orën 10:00.

Sipas rendit të ditës, në seancë do të zhvillohen dy interpelanca urgjente me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj dhe ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Po ashtu do të diskutohen dy projektligje, ai “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza” dhe projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10236, datë 18.2.2010, “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike".

Rendi i ditës

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 24.9.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.9.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Projektligji “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”.

6. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10236, datë 18.2.2010, “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike".

7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë./ CNA





Lajmet e fundit nga