Është ngritur alarmi nga mediat e huaja të cilat raportojnë se rusët synojnë të shënjestrojnë vendet e Mesdheut. Sipas raportimeve të bëra shkruhet se inteligjenca amerikane ka paralajmëruar se pritet që tre vende do të goditen nga dronë rusë. Më konkretisht bëhet fjalë se nën shënjestrën e Kremlinit janë Spanja, Franca dhe Italia.
El Mundo shkruan se Rusia po përgatitet për të sulmuar Mesdheun, ndërsa shtohet se inteligjenca amerikane me të marrë informacionin për planet e Moskës për të sulmuar Spanjën, Francën dhe Italinë ua ka përcjellë menjëherë vendeve të shënjestruara.
Paraprakisht raportohet se do do të përdorën dronë të lëshuar nga deti, të fshehur në një kontejner transporti.
Po ashtu thuhet se europianët u përballen me paralajmërime për sulme të ashpra nga Moska menjëherë pas vizitës së drejtorit të CIA-s, John Ratcliffe, në Moskë më 25 gusht. Ndërsa dyshohet se kjo situatë ka qenë arsyeja e udhëtimit.
Burimet e inteligjencës në vendet baltike lidhin paralajmërimet nga rusët me dëmin e shkaktuar në sektorin e tyre të energjisë nga sulmet ukrainase.
Intensifikimi i fundit i aktivitetit sabotues rus shërben për disa qëllime: zvogëlimin e mbështetjes për Ukrainën, mbjelljen e përçarjeve brenda NATO-s dhe alarmimin e popullsisë evropiane.
Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, raportohet se Presidenti lituanez Gitanas Nausëda dënoi pushtimin e Ukrainës nga diktatori rus Vladimir Putin dhe shtoi se Federata Ruse "e ka humbur tashmë luftën".
