Trump u ndaloi disa mediave raportimin në Shtëpinë e Bardhë, Gjykatësi urdhëron rikthimin e aksesit

24 Shtator 2026 | 07:56

Një gjykatës federal në SHBA ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë të rikthejë aksesin e gazetarëve të CNN, MS NOW dhe Politico, pasi atyre u ishin hequr kredencialet për të raportuar nga ambientet e presidencës.

Gjykatësi Timothy Kelly vendosi se ndalimi i aksesit cenonte mbrojtjet themelore të procesit të rregullt ligjor, pasi mediat nuk ishin njoftuar paraprakisht dhe nuk u ishte dhënë mundësia të kundërshtonin vendimin përpara heqjes së kredencialeve.

Vendimi erdhi ndërsa administrata e Donald Trump argumenton, në një dokument drejtuar Departamentit të Drejtësisë, se presidenti ka autoritetin t’u kufizojë mediave aksesin në zona të caktuara të Shtëpisë së Bardhë.

Duke iu referuar parimeve të vendosura më herët në jurisprudencën amerikane, Kelly theksoi se qeveria nuk mund të privojë një person nga një interes i mbrojtur nga Kushtetuta pa i dhënë më parë mundësinë për t’u dëgjuar.

Me vendimin e tij, gjykatësi urdhëroi rikthimin e menjëhershëm të aksesit të mediave të prekura në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump pret Xi Jinping me ceremoni të veçantë në Uashington

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pritur homologun e tij kinez, Xi Jinping, me një ceremoni të veçantë në Bazën e Përbashkët Andrews, duke shënuar...
07:48 | 24/09/2026

Agjenti i OpenAI hakon portalin e qeverisë australiane

Kryeministri australian Anthony Albanese ka deklaruar se një agjent i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga OpenAI ka “infiltuar” një portal statistikor në një faqe interneti...
07:10 | 24/09/2026

40 vjet pas Çernobilit, Senati italian i jep dritën jeshile ligjit të ri për energjinë bërthamore

Senati italian ka miratuar përfundimisht projektligjin për energjinë bërthamore, të njohur si “Ligji Pichetto”, duke i hapur rrugë qeverisë për hartimin e një kuadri të...
22:19 | 23/09/2026