“Lavrov, qen besnik i Putinit”, Wilson: Ndaj kriminelit të luftës duhet të ushtrohet presion maksimal
Kongresisti amerikan Joe Wilson ka reaguar ndaj sulmeve të fundit ruse mbi Kievin, duke drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.
Wilson tha se Rusia bombardoi kryeqytetin ukrainas me raketa pikërisht në kohën kur anëtarë të Kongresit amerikan po takoheshin me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Sipas tij, në të njëjtën kohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, po zhvillonte takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës.
“Mjaft është mjaft. Krimineli i luftës Putin kapet dëshpërimisht pas luftës dhe vdekjes. Duhet të ushtrohet presion maksimal”, shkroi Wilson në platformën X, transmeton KosovaPress
Kongresisti republikan përdori gjuhë të ashpër edhe ndaj Lavrovit, duke e cilësuar atë si “qenin besnik të Putinit”.
Trump u ndaloi disa mediave raportimin në Shtëpinë e Bardhë, Gjykatësi urdhëron rikthimin e aksesit
Trump pret Xi Jinping me ceremoni të veçantë në Uashington
Agjenti i OpenAI hakon portalin e qeverisë australiane
- 07:56 Trump u ndaloi disa mediave raportimin në Shtëpinë e Bardhë, Gjykatësi urdhëron rikthimin e aksesit
- 07:48 Trump pret Xi Jinping me ceremoni të veçantë në Uashington
- 07:37 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, dy interpelanca dhe dy projektligje në rendin e ditës
- 07:12 U plagos me thikë gjatë një konflikti në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari
- 07:10 Agjenti i OpenAI hakon portalin e qeverisë australiane
- 22:32 Eksperti i sigurisë: Duhej të gjendej një mekanizëm që Vlora Hyseni të dorëhiqej para se t’i jepej masa e arrestit