Gjykata urdhëron rikthimin e CNN, MS NOW dhe Politico në Shtëpinë e Bardhë

Gazetarët e CNN, MS NOW dhe Politico do të rifitojnë aksesin në Shtëpinë e Bardhë, pasi një gjykatës federal urdhëroi administratën e Presidentit Donald Trump të anulojë përjashtimin. Sipas vlerësimit të gjykatës, masa ka gjasa të jetë në kundërshtim me garancitë kushtetuese për lirinë e shtypit.

Të lidhura

None found

Vendimin e mori gjykatësi federal Tim Kelly, pas ankesës së paraqitur nga tri organizatat mediatike kundër kufizimit të vendosur nga administrata Trump më 18 shtator.

Rasti shënon një nga përplasjet më të ashpra mes administratës amerikane dhe mediave. Shtëpia e Bardhë kishte argumentuar se mënyra e raportimit të tri mediave mbi veprimet e saj ishte arsye për t’u mohuar aksesin.

Trump i kishte kritikuar në rrjetet sociale për pasqyrimin e politikave dhe veprimeve të administratës së tij, duke thënë se CNN, MS NOW dhe Politico “nuk duhet të lejohen të shkruajnë apo transmetojnë trillime dhe gënjeshtra gjatë gjithë kohës”.

Departamenti amerikan i Drejtësisë mbrojti kufizimin e aksesit, me argumentin se ai lidhej me çështje të sigurisë kombëtare.

Gjykatësi Kelly, megjithatë, konstatoi se ndalimi ka gjasa të mos pajtohet me mbrojtjen kushtetuese të lirisë së shtypit. Ai urdhëroi, si rrjedhojë, rikthimin e aksesit në Shtëpinë e Bardhë për gazetarët e CNN, MS NOW dhe Politico.


Shtuar më 24.09.2026 08:13

sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibomsupertotobetjojobetjojobetJOJOBETCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahis