Napoli i Massimiliano Allegrit ka grumbulluar vetëm 7 pikë në pesë javët e para të kampionatit, duke regjistruar një prej startimeve më të dobëta të klubit në 11 vitet e fundit.
“Partenopei” nisën me fitore ndaj Genoas, por më pas humbën përballë Como-s dhe Interit.
Më pas mposhtën Bologna-n, ndërsa në ndeshjen e fundit barazuan me Fiorentina-n në Firence.
Vetëm Maurizio Sarri, në sezonin e tij të parë në stolin e Napolit, kishte grumbulluar më pak pikë në këtë fazë, vetëm gjashtë.
Megjithatë, historia e Sarrit tregon se një nisje e dobët nuk përcakton domosdoshmërisht vazhdimin e sezonit.
Në vitin 2015, Napoli e Sarrit e nisi me humbje ndaj Sassuolo-s dhe barazime kundër Sampdoria-s, Empoli-t dhe Carpi-t.
Pas fitores ndaj Lazio-s, skuadra filloi të ndryshonte fytyrë dhe më 20 shtator nisi një seri që e shndërroi në një makineri golash.
Gonzalo Higuaín shënoi 36 gola atë sezon dhe vendosi një rekord të ri në Serie A.
Napoli grumbulloi 82 pikë dhe e mbylli kampionatin në vendin e dytë, duke qenë pranë titullit.
Pikërisht ky precedent tregon se shifrat e javëve të para nuk janë gjithmonë tregues absolutë.
Edhe historia e Allegrit ofron arsye për të mos nxituar me përfundimet.
Vetëm një dekadë më parë, trajneri italian arriti të përmbyste një diferencë prej 11 pikësh dhe ta çonte Juventusin drejt titullit kampion.
Tani, përgjegjësia është mbi Allegrin për të ndryshuar situatën dhe për t’i dhënë Napolit një tjetër ritëm.
© SYRI.net
Rodri zbulon prapaskenat e transferimit te Barcelona: Real Madridi bëri gjithçka për mua
Mesfushori i Bjellorusisë/ Bocherov: Shqipëria është skuadra më e fortë, por ne synojmë vendin e parë në grup
Tërheqja e Amir Rrahmanit, trajneri Foda zbulon kush do jetë kapiteni i ri i KosovësBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: