web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje tronditëse/ Shefi i Laboratorit ka futur në telefonin e Ilir Prodës një aplikacion që fshin të dhëna

24 Shtator 2026, 08:14, Aktualitet CNA

Detaje tronditëse/ Shefi i Laboratorit ka futur në telefonin e Ilir

Gazetari Elvi Fundo, në një lidhje direkte në emisionin "Opinion" me gazetarin Blendi Fevziu, ka zbuluar të tjera detaje nga hetimet që janë kryer në lidhje me dosjen e Ergys Agasit, ku kanë dalë emra zyrtarësh të lartë të implikuar me Agasin.

Gazetari ka zbuluar se shefi i Laboratorit të Policisë ka çuar materialet tek Agasi, dyshohet se ka marrë telefonin e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe ka futur një aplikacion që fshin të dhëna.

Gazetari Elvi Fundo ka deklaruar se shefi i Laboratorit të Policisë ka fshirë të dhëna në telefonë për ekspertizë.

“Shefi i Laboratorit të Policisë ka fshirë prova celularësh. Ka marrë telefonin e Prodës dhe ka futur një aplikacion që fshin ca të dhëna.

Ka fshirë të dhëna në telefon për ekspertizë. Në një celular, i cili është sekuestruar nga SPAK-u, ka futur një aplikacion duke i thënë dorëzoje telefonin me këto të dhëna, por më tej do të dalin në ditët në vijim dhe janë rikuperuar të gjitha të dhënat. Historia nuk do të jetë kaq rozë”, tha gazetari Elvi Fundo./ CNA





Lajmet e fundit nga