Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka shënuar trevjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, ku humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Të lidhura
None found
Me këtë rast, përfaqësia britanike vlerësoi guximin dhe profesionalizmin e policëve të Kosovës, të cilët reaguan ndaj sulmit dhe kontribuuan në rikthimin e sigurisë.
Në reagimin e saj, Ambasada theksoi gjithashtu rëndësinë e punës së prokurorëve të Kosovës për vendosjen e drejtësisë dhe nënvizoi se përgjegjësia mbetet e domosdoshme.
“Tre vjet pas sulmit tragjik në Banjskë, kujtojmë zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën në shërbim të vendit të tij”, thuhet në deklaratë.
Ambasada shtoi se autorët, mes tyre edhe Milan Radoiçiç, ende nuk janë përballur me drejtësinë.
“Përgjegjësit, përfshirë Milan Radoiçiçin, ende nuk kanë dalë para drejtësisë. Ne u bëjmë sërish thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar që autorët të mbajnë përgjegjësi pa vonesa të mëtejshme”, deklaroi Ambasada britanike.
