Rekordi i Rivas reziston prej më shumë se 50 vitesh, alarm për sulmin e Italisë

Rekordi i Rivas reziston prej më shumë se 50 vitesh, alarm për sulmin e Italisë

08:35, 24/09/2026

Kombëtarja e Italisë po përballet me një situatë të pazakontë në repartin ofensiv. Për katër ndeshjet e Nations League, trajneri Roberto Mancini ka grumbulluar 11 sulmues, por vetëm pesë prej tyre kanë shënuar deri tani me fanellën e “axurrëve”.

Kean ka realizuar 13 gola, Raspadori 11, Pio Esposito 5, Zaniolo 2 dhe Scamacca 1. Në total, këta pesë sulmues kanë shënuar 32 gola, tre më pak se rekordi i legjendës Gigi Riva, i cili mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e Italisë me 35 gola në 42 ndeshje.

Riva e realizoi golin e parë për Italinë më 11 nëntor 1967, në fitoren 5-0 ndaj Qipros, ku shënoi një ‘tripletë’. Goli i fundit erdhi më 20 tetor 1973, në suksesin 2-0 ndaj Zvicrës.

Pas tij në renditjen historike janë Peppino Meazza me 33 gola dhe Silvio Piola me 32. Sulmuesit e epokës moderne më lart në listë janë Roberto Baggio dhe Alessandro Del Piero, me nga 27 gola.

Në krahasim me kombëtaret e tjera të mëdha, diferenca është e dukshme. Cristiano Ronaldo kryeson me Portugalinë me 146 gola, ndërsa Lionel Messi ka 125 me Argjentinën. Harry Kane ka 85 gola për Anglinë, Neymar 80 për Brazilin, Miroslav Klose 71 për Gjermaninë, Luis Suarez 69 për Uruguain, Kylian Mbappé 66 për Francën dhe David Villa 59 për Spanjën.

Edhe disa kombëtare të tjera kanë shifra më të larta: Lukaku ka 93 gola me Belgjikën, Lewandowski 89 me Poloninë, Puskás 84 me Hungarinë dhe Ibrahimović 62 me Suedinë.

Italia ka fituar dy Botërorë dhe një Europian gjatë periudhës që rekordi i Rivas ka mbetur i pandryshuar, por në turnetë e mëdhenj golat janë shpërndarë shpesh mes shumë lojtarëve. Në Botërorin e vitit 2006, për shembull, dhjetë futbollistë të Italisë shënuan të paktën një gol. Ndërsa në triumfin e Europianit 2021, rrjetën e gjetën disa lojtarë të ndryshëm, duke mos u krijuar një golashënues dominues në nivelin e Rivas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco