Kongresisti amerikan Joe Wilson ka reaguar ndaj sulmeve të fundit ruse mbi Kievin, duke drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.
Wilson tha se Rusia bombardoi kryeqytetin ukrainas me raketa pikërisht në kohën kur anëtarë të Kongresit amerikan po takoheshin me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Sipas tij, në të njëjtën kohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, po zhvillonte takim me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës.
“Mjaft është mjaft. Krimineli i luftës Putin kapet dëshpërimisht pas luftës dhe vdekjes. Duhet të ushtrohet presion maksimal”, shkroi Wilson në platformën X, transmeton KosovaPress
Kongresisti republikan përdori gjuhë të ashpër edhe ndaj Lavrovit, duke e cilësuar atë si “qenin besnik të Putinit”.
Lini një Përgjigje