Ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin, ish-kreu i SHISH Vlora Hyseni paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme

Mesditën e kësaj të enjteje, ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, do të paraqitet për t’u marrë në pyetje në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

GJKKO ka bërë me dije se seanca për marrjen në pyetje të ish-drejtueses së SHISH do të mbahet në orën 12:00, ndërsa në orën 09:00, do të mbahet seanca për Fatjon Kalluçin dhe Embro Sulejmanin.

Të lidhura

None found

Ndaj Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, me kërkesë të SPAK, vendosi dy masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike”. Ajo dyshohet se ka ndihmuar Ergys Agasin me informacione shtetërore teksa ndodhej në arrati.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Vlora Hyseni është nën hetim dhe dyshohet se ka kryer dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve sekrete, lidhur me aferën e AKSHI, ku Ergys Agasi dyshohet se kishte krijuar një grup kriminal që vepronte brenda këtij institucioni.

Sipas prokurorëve, janë zbuluar komunikimeve mes saj dhe Agasit edhe gjatë kohës që ishte në arrati.

Në kuadër të të njëjtin aksion të SPAK, u arrestua edhe Embro Sulejmani, punonjës i Agroturizëm “Kodra e Kuajve”, që ndihmonte Agasin në arrati, si dhe Fatjon Kalluçi, Përgjegjës Sektori në Institutin të Policisë Shkencore, që dyshohet se nxjerrje te dokumenteve sekrete. SPAK urdhëroi gjithashtu dhe kontrollin e banesës dhe atë personal për ish Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.


Shtuar më 24.09.2026 08:44

sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibomsupertotobetjojobetjojobetJOJOBETCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahis