Vlora Hyseni përballet sot me GJKKO

Nga Armand Bajrami
24 Shtator 2026, 08:49 | Kronikë

Vlora Hyseni përballet sot me GJKKO

Vlora Hyseni, drejtuesja e shkarkuar e Shërbimit Informativ të Shtetit, përballet sot për herë të parë me Gjykatën e Posaçme.

Në orën 12:00, Hyseni pritet të ulet në bankën e të akuzuarve, në një senancë gjyqësore të marrjes në pyetje, gjatë së cilës gjykata verifikon masat e sigurisë "arrest në shtëpi" dhe "pezullim nga detyra" të dhëna në mungesë ndaj saj, si e dyshuar për "përkrahje të autorit të krimit" dhe "nxjerrje të sekretit shtetëror", shkruan A2.

Më herët, para GJKKO do të dalin për verifikimin e masës "arrest në burg" të arrestuarit Fatjon Kalluci dhe Embro Sulejmani, të akizuar përkatësisht për "veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "përkrahje të autorit të krimit". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos