Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Protestuesit gati për "luftë", mblidhen në kafenetë e Tiranës, Policia rrethon Parlamentin, "paralizohet" Tirana (DETAJET e para)

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit gati për "luftë", mblidhen në
Ilustrim: Protesta para Kuvendit

Teksa për pak minuta pritet që protestuesit të mblidhen të gjithë bashkë për të pritur me vezë deputetët para Kuvendit, mësohet se kanë filluar grumbullimet e para të qytetarëve të cilët janë bërë bashkë në kafenetë e Tiranës për t’u zhvendosur pastaj para Parlamentit për “luftë”.

Nga ana tjetër mësohet se Policia ka rrethuar me gardh metalik Kuvendin, si dhe zonat përreth, ndërsa qindra efektivë ndodhen në terren për të parandaluar përplasjet që mund të ndodhin mëngjesin e sotëm kur deputetët të priten me vezë e domate nga qytetarët.

Sakaq për shkak të protestës së 117-të në Tiranë, Policia ka pezulluar qarkullimin e makinave nga qendra në drejtim të Rrugës së Elbasanit si dhe përgjatë Bulevardit Zhan D’Ark që të nxjerr në drejtim të 21 Dhjetorit. Ndërsa raportohet për trafik kilometrik në mbarë Tiranën për shkak të bllokimit të disa rrugëve në sajë të tubimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese