Vlora Hyseni, drejtuesja e shkarkuar e Shërbimit Informativ të Shtetit, e cila dyshohet se ka ndihmuar personin nën hetim Ergys Agasi me informacione sekrete shtetërore, përballet sot për herë të parë me Gjykatën e Posaçme.
Në orën 12:00, Hyseni pritet të ulet në bankën e të akuzuarve, në një senancë gjyqësore të marrjes në pyetje, gjatë së cilës gjykata verifikon masat e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” të dhëna në mungesë ndaj saj, si e dyshuar për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrje të sekretit shtetëror”.
Më herët, para GJKKO do të dalin për verifikimin e masës “arrest në burg” edhe të arrestuarit Fatjon Kalluci dhe Embro Sulejmani, të akuzuar përkatësisht për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.
LEXO EDHE:













