Vuçiç në OKB: Faleminderit 107 shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, falënderoi shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Vuçiç deklaroi se Serbia vlerëson qëndrimin e këtyre vendeve, duke theksuar se disa prej tyre, sipas tij, janë përballur me presion për të ndryshuar qëndrimin e tyre ndaj Kosovës.
“Dua të falënderoj individualisht secilin nga 107 shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme nga e ashtuquajtura Kosovë”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se Beogradi e di se mbajtja e një qëndrimi parimor nuk është gjithmonë e lehtë.
“E dimë se shumë prej këtyre shteteve kanë qenë nën presion dhe e dimë se ruajtja e një qëndrimi parimor ndonjëherë është shumë më e vështirë nga sa duket nga jashtë. Ju falënderoj për qëndrueshmërinë tuaj në mosnjohjen e pavarësisë së një pjese të territorit të Serbisë”, deklaroi presidenti serb.
Çështja e Kosovës zuri një pjesë të rëndësishme të fjalimit të Vuçiçit në OKB. Ai e lidhi qëndrimin e Serbisë me respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të integritetit territorial të shteteve, duke përmendur gjithashtu Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Vuçiç përsëriti qëndrimin e Beogradit se Kosova është pjesë e territorit të Serbisë dhe se Serbia do të vazhdojë të mbrojë, siç tha ai, integritetin e saj territorial dhe parimet e Kartës së OKB-së.
Vuçiç në OKB: Serbia do të mbrojë qëndrimin e saj për Kosovën
Sot 3-vjetori i rënies së Afrim Bunjakut, Ambasada britanike thirrje Serbisë: Autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës
Familjet Thaçi, Veseli e Krasniqi kërkojnë përgjegjësi institucionale: Presim të takohemi pas vendimit të Kuvendit
- 08:52 Vuçiç në OKB: Serbia do të mbrojë qëndrimin e saj për Kosovën
- 08:45 Sot 3-vjetori i rënies së Afrim Bunjakut, Ambasada britanike thirrje Serbisë: Autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës
- 08:32 Evropa shqyrton plane emergjente pas paralajmërimeve për sulm të mundshëm nga Rusia
- 08:05 “Lavrov, qen besnik i Putinit”, Wilson: Ndaj kriminelit të luftës duhet të ushtrohet presion maksimal
- 07:56 Trump u ndaloi disa mediave raportimin në Shtëpinë e Bardhë, Gjykatësi urdhëron rikthimin e aksesit
- 07:48 Trump pret Xi Jinping me ceremoni të veçantë në Uashington