Sport

Manchester United zbulon koston e shkarkimit të Amorim!

Klubi i Manchester United ka zbuluar zyrtarisht se sa ka shpenzuar për të zgjidhur raportin me trajnerin Ruben Amorim, i cili u shkarkua nga detyra në janar të 2026-ës. Aventura e portugezit në stolin e këtij ekipi zgjati 14 muaj.

Për shkarkimin e Amorim dhe të stafit të tij, “Red Devils” kanë paguar 9.5 milion euro. Një shifër e ulët në krahasim me atë fillestare, që kapte kuotën e 19.4 milion eurove.

Kostot u ulën, sepse Amorim gjeti një klub tjetër, Milanin, që ndikoi kështu edhe në kursimin e shpenzimeve të Manchester United.

Te Milani, trajneri Amorim ka marrë besimin e pronarit Cardinale pas disa ndeshjeve që ngritën shumë dyshime, siç ishte humbja me Benfikën në Europë. Fitorja e fundit me Leçen në kampionat sikur e ka qetësuar ambientin përrerth portugezit.