Vrasja në Tiranë/ Zbardhet dëshmia e autorit: U zumë me fjalë, e godita disa herë me thikë në bark

Vrasja në Tiranë/ Zbardhet dëshmia e autorit: U zumë me fjalë, e godita disa herë me thikë në bark

09:12, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Detaje të tjera bëhen me dije në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një lokal në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë, ku u vra me thikë 49-vjeçari Kreshnik Cara.

Autori Toni Nake është marrë në pyetje nga grupi hetimor, dhe ka deklaruar se ndodhej i ulur në të njëjtin lokal me Kreshnik Carën, por të ulur në tavolina të ndryshme.

Pas një debati të çastit dhe për motive të dobëta, ai ka pohuar se janë konfliktuar fillimisht me fjalë dhe më pas ka shkuar në banesë, ka marrë thikën duke e goditur disa herë në bark.

Viktima ishte në tavolinë me një tjetër person, mik i tij.

Autori Toni Nake njihen si përdorues i lëndëve narkotike.

Edhe në deklarimet e tij, sipas burimeve nuk ka qenë i qëndrueshëm, ndërsa ka pohuar se bullizohej shpesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco